Categories: kosovë

Haradinaj kërkon angazhim të menjëhershëm që kandidatura e Kosovës për NATO të shqyrtohet në samitin në Shqipëri

Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës, u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të nisin pa vonesë përpjekjet për ta futur kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në NATO në rendin e ditës të samitit të ardhshëm të Aleancës, që pritet të zhvillohet në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Në një reagim të publikuar në Facebook, Haradinaj ka nënvizuar se hyrja në NATO duhet të trajtohet si një prioritet strategjik për shtetin.

“Kosova duhet të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim. Edhe pse koha është e shkurtër, me punë serioze ky synim është i arritshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu, ai ka shprehur kritika ndaj atyre që, sipas tij, nuk e përkrahin këtë synim.

“Kush nuk e mbështet këtë objektiv strategjik të Kosovës është ose shkurtpamës, ose nuk e kupton përgjegjësinë e postit që mban”, ka theksuar ish-kryeministri.

Haradinaj ka përsëritur vazhdimisht se anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të konsiderohet prioritet kombëtar, pasi e sheh atë si garancinë më të fortë për sigurinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.

të fundit

Ronaldo e paguan gjobën e Portugalisë në vetëm 39 sekonda

Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF),…

31 minutes ago

MEP Strolenberg condemns violence against protesters in Albania: Rama does not listen and will not change his position

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke…

39 minutes ago

Shooting near a mosque in Ohio leaves one person dead

Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. [...]…

39 minutes ago

Greek education rises in protest: teachers, pupils and students warn of strikes

Në një javë protestash të fuqishme hyn edhe arsimi publik në Greqi me mësues, nxënës, studentë dhe prindër që kërkojnë…

40 minutes ago

Zahir Pajaziti’s brother recalls their mother’s advice: “Get married, or later the girls won’t want you

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim interesant për një bisedë mes Zahirit dhe nënës së…

41 minutes ago

Bajram Pajaziti recounts Zahir’s passions: from reading and music to football

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit. Ai ka treguar se Zahiri…

41 minutes ago