Categories: kosovë

Hamza: Më 12 shtator, Prishtina të bëhet zëri i së vërtetës së Kosovës

Bedri Hamza ka shprehur mbështetjen e plotë të tij dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për “Marshin për Liri”, organizim i platformës “Liria ka Emër”, i cili do të zhvillohet më 12 shtator në Prishtinë me moton “Kosova po pret”. Njoftimi për marshin u bë sot gjatë një konference për shtyp nga përfaqësues të kësaj platforme.

Kreu i PDK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të mobilizohen dhe të marrin pjesë në këtë tubim, duke e cilësuar 16 shtatorin si një datë me rëndësi për Kosovën dhe për të vërtetën e luftës çlirimtare.

Të lidhura

None found

“Edhe 25 ditë na ndajnë nga 16 shtatori, një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe për të vërtetën e luftës sonë çlirimtare. Në prag të kësaj date, duhet ta ngremë edhe një herë zërin për historinë që e kemi jetuar dhe për çlirimtarët tanë”, ka thënë Hamza, sipas një njoftimi të partisë.

Ai ka kërkuar nga të gjitha strukturat e PDK-së, nëpër komuna, degë dhe nëndegë, që të angazhohen dhe t’i bashkohen organizimit të 12 shtatorit.

Sipas Hamzës, deri më 16 shtator do të mbahen edhe veprimtari të tjera që synojnë të avokojnë për drejtësi, lirinë e çlirimtarëve dhe kthimin e tyre në Kosovë.

Hamza ka theksuar se pjesëmarrja në marsh nuk duhet të kushtëzohet nga përkatësia politike, pasi, sipas tij, kjo nismë duhet t’i bashkojë qytetarët përtej ndarjeve partiake.

“Askush nuk duhet të mbetet anash kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të vërtetës sonë. Prandaj, i ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim partie, bindjeje apo përkatësie politike, që më 12 shtator të jemi bashkë në Prishtinë. Sepse kjo nuk është çështje partie, por çështje e historisë, e lirisë dhe e dinjitetit tonë shtetëror”, ka deklaruar Hamza.

“Më 12 shtator, le të jemi të gjithë në Prishtinë. Nga çdo komunë. Nga çdo lagje. Nga çdo gjeneratë. Kosova e di historinë e saj. Kosova është krenare me të. Dhe Kosova do ta mbrojë me çdo formë të vërtetën e saj”, ka shtuar ai.

të fundit

Fitore Pacolli: Urdhërohet mbyllja e hotelit dhe restorantit në Liqenin e Radoniqit

Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit të restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit”, i cili ndodhet në zonën…

7 seconds ago

Rama mbledh në Pogradec ministrat dhe drejtuesit socialistë, në prag të Asamblesë së PS

Me afrimin e fundit të gushtit, Partia Socialiste, e cila po drejton vendin në mandatin e katërt, po hyn në…

4 minutes ago

Transportuesit e Strugës paralajmërojnë pezullimin e linjave nga 24 gushti

Nga 24 gushti, banorët e fshatrave të Strugës do të mbeten pa transport publik, pasi 15 transportues të linjave kanë…

10 minutes ago

Temporary restriction on Saturday for trucks weighing over 20 tonnes on the motorway

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit njoftoi të shtunën (22 gusht) do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për…

12 minutes ago

The part about betrayal made me stop…” – Krasniqi responds ironically to Thaçi’s statement on the Special Court

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka reaguar me ironi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në një intervistë…

13 minutes ago

Fires in Mirditë Force Evacuations as Flames Threaten Three Villages, Authorities Suspect Deliberate Arson

Mirdita u përball këtë të premte me një situatë të vështirë nga zjarret, të cilat u shfaqën rreth mesditës dhe…

13 minutes ago