Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas vendimit për ta shtyrë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
None found
Seanca u shty me kërkesën e Albin Kurtit, lider i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partisë fituese të zgjedhjeve, dhe njëherësh kryeministër në detyrë.
Në një prononcim për gazetarët në hollin e Kuvendit, Hamza e cilësoi këtë vendim si të papërgjegjshëm.
“Kjo është një shenjë e mungesës së seriozitetit nga partia që ka fituar shumicën e votave. Po shihet që vazhdojnë sjelljet e tyre të papërgjegjshme në raport me institucionet”, deklaroi Hamza.
Kur u pyet për mundësinë e një takimi me LVV-në, ai u përgjigj se PDK-ja nuk ka nevojë për takime “pa rezultat”.
“Nuk kemi nevojë të takohemi. Ne kemi deklaruar rolin tonë që do të jemi parti në opozitë”, tha Hamza.
Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit vijon prej disa orësh, ndërsa situata është tensionuar me përplasje mes protestuesve dhe…
Avokati, Hasan Shala ka folur për procedurat që duhet të ndiqen nga presidentja lidhur me dekretimin e ligjit për Specialen,…
nga Lutfi Dervishi Nga flamingot te gurët Pas 135 ditësh proteste paqësore, sot ishte dita e parë e protestës studentore…
Kategoria e Parë dhe FSHFPërmes postimit të fundit në rrjetet sociale, klubi i Ilirisë së Fushë-Krujës ka dalë me deklaratë…
30,000 vaksinat e para kundër gripit sezonal kanë mbërritur tashmë, dhe përveç kësaj, pritet të mbërrijnë edhe 26,000 doza të…
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e rishikimit të buxhetit për vitin 2026. Ajo ka thënë…