Categories: kosovë

Hamza: Dy ditë më parë u takova me Kurtin, ja çfarë pret nga presidentja Shiroka-Pula

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, bëri të ditur në Kuvend se para dy ditësh ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti, ku kanë diskutuar për procesin gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe për hartimin e një strategjie shtetërore për mbrojtjen e tyre në fazën e Apelit.

Të lidhura

None found

Hamza e falënderoi Kurtin për takimin dhe njoftoi se, pas diskutimeve të zhvilluara, një ditë më parë është miratuar krijimi i grupit punues që do të merret me strategjinë shtetërore të mbrojtjes në Apel. Sipas tij, ky përbën një hap pozitiv, por tani kërkohet kalimi nga vendimmarrja në zbatim. Ai theksoi se nevojitet një plan i qartë, me përgjegjësi të përcaktuara, afate konkrete dhe rezultate të matshme, të orientuara nga interesi afatgjatë i shtetit.

Kreu i PDK-së foli edhe për rolin që pret të ketë presidentja Justina Shiroka-Pula në mbrojtjen e luftës çlirimtare dhe të së vërtetës historike.

Ai tha se nisja e punës së presidentes Shiroka-Pula shënon një etapë të re institucionale, e cila duhet të karakterizohet nga përgjegjësia, përkushtimi dhe përfaqësimi dinjitoz i Kosovës. Hamza deklaroi se nga ajo pritet angazhim i vazhdueshëm për procesin në Hagë, mbrojtjen e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së dhe ruajtjen e së vërtetës historike të luftës çlirimtare.

Sipas tij, presidentja duhet ta shfrytëzojë autoritetin e Presidencës për të komunikuar me partnerët ndërkombëtarë, për t’u shpjeguar atyre kontekstin historik që është harruar dhe për të garantuar qëndrimin e shtetit të Kosovës të jetë i pranishëm, i argumentuar dhe i dëgjuar në çdo forum.

Hamza nënvizoi se mbrojtja juridike në gjykatë dhe mbrojtja e së vërtetës historike në arenën ndërkombëtare janë dy përgjegjësi të veçanta. Megjithatë, ai tha se këto dy procese duhet të zhvillohen paralelisht dhe të mbështeten nga shteti.

“Shteti duhet të ofrojë mbështetjen e nevojshme dhe të hartojë një strategji konkrete”, u shpreh Hamza.

Ai shtoi se një tjetër çështje urgjente është shtimi i fondeve për mbrojtjen juridike.

të fundit

FOTOLAJM/ Bizneset në solidaritet me protestat e studentëve: Jemi me ju, mos na dëmtoni

Biznese të ndryshme në Tiranë, kanë shprehur solidaritet me protestat e studentëve dhe të rinjve, duke vendosur mesazhe në ambientet…

4 minutes ago

Hakimi vlerëson Barcelonën para duelit në Champions: Na pret një përballje e veçantë

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Achraf Hakimi, e ka cilësuar si të veçantë përballjen e ardhshme ndaj Barcelonës në Ligën e…

5 minutes ago

Haxhiu i dërgon Presidentes ligjin për Dhomat e Specializuara pas nënshkrimit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën…

6 minutes ago

Ambasada britanike shpreh gatishmërinë për të mbështetur Mekanizmin Mbikëqyrës të Prokurorit të Shtetit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim mentorin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë për Ekipet…

16 minutes ago

Kurti: Financimi për ish-drejtuesit e UÇK-së parashikohet në Buxhetin e vitit 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja financiare për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të…

16 minutes ago

Gasperini i përgjigjet Mourinhos pas përmbysjes së Real Madridit: “Nëse dikush dukej i mbaruar, ishte ata

Gian Piero Gasperini ka kritikuar ashpër Jose Mourinhon pas humbjes dramatike të Romës ndaj Real Madridit, duke këmbëngulur se skuadra…

22 minutes ago