Me përfundimin e afatit për lirimin e ambienteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të cilat shfrytëzohen nga Fakulteti i Shkencave Teknike në Mitrovicën e Veriut, rektori Arben Hajrullahu ka kërkuar që prona t’i kthehet UP-së dhe çështja të trajtohet sipas ligjit.
None found
Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se, në periudhën 9 shkurt – 10 mars 2026, Fakultetit të Shkencave Teknike i është dërguar një kërkesë zyrtare që objekti të lirohet brenda 30 ditësh.
Përmes kësaj kërkese, fakultetit i është kërkuar që ta dorëzojë vullnetarisht pronën te pronari ligjor, Universiteti i Prishtinës, ose të nisë procedurën për rregullimin juridik të shfrytëzimit të objektit. UP-ja ka deklaruar se është e gatshme të bashkëpunojë për këtë proces.
Në një prononcim për KosovaPress, Hajrullahu tha se institucioni që vepron në veri po përpiqet të marrë identitetin e Universitetit të Prishtinës. Ai gjithashtu deklaroi se ish-objekti i Fakultetit të Metalurgjisë, pronë e UP-së, po përdoret në mënyrë të kundërligjshme.
Sipas tij, i ashtuquajturi Universiteti i Prishtinës me seli në Mitrovicë, për të cilin shpreson se një ditë do të jetë Universiteti i Mitrovicës Veriore në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës, po synon, ndër të tjera, ta përvetësojë edhe identitetin e UP-së. Hajrullahu shtoi se ish-Fakulteti i Metalurgjisë është uzurpuar, ndonëse objekti i takon Universitetit të Prishtinës.
Rektori paralajmëroi se çdo person apo palë që përdor prona universitare pa mbështetje ligjore do t’u nënshtrohet procedurave përkatëse.
Ai përmendi ndërtimet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, si dhe uzurpimin e pronave të Fakultetit Teknik dhe Fakultetit të Bujqësisë, duke theksuar se të gjithë, pa asnjë përjashtim, do të përballen me fuqinë e ligjit. Sipas Hajrullahut, do të kërkohet largimi i tyre nga pronat e UP-së që po shfrytëzohen ilegalisht.
Duke iu drejtuar publikisht shfrytëzuesve të paligjshëm, Hajrullahu kërkoi që të gjitha pronat t’i kthehen pronarit të tyre legjitim, Universitetit të Prishtinës.
Ai përfshiu në këtë apel pronat në kampusin qendror, te Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Bujqësisë, si dhe ish-ndërtesën e Fakultetit të Metalurgjisë në Mitrovicën Veriore. “Duart larg nga pronat e Universitetit të Prishtinës”, ishte mesazhi i tij, ndërsa paralajmëroi se, në të kundërtën, përballja me ligjin do të intensifikohet përmes procedurave të rregullta.
KosovaPress i është drejtuar për koment edhe Dekanatit të Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicën e Veriut, por deri në kohën e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje. Sipas njoftimit të fakultetit, institucioni është në pushim kolektiv deri më 21 gusht.
Moti i paqëndrueshëm me erëra të forta dhe bubullima paralajmërojnë për sot pasdite nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në Maqedoni."Mot…
Ish-modelja Roza Gilles nga Uzbekistani, ka treguar për herë të parë historinë e saj të abuzimit nga Jeffrey Epstein. Abuzimi…
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë ka lëshuar një buletin emergjence dhe një paralajmërim portokalli për valën intensive të të nxehtit…
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar vendosjen e tarifave prej 50 për qind ndaj një sërë mallrash kanadeze, përfshirë edhe disa…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit gjatë një koncerti të…
Drita është mysafir i Floriana në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.Pas eliminimit nga Liga e…