Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë sigurie ndaj një parcele prej mbi 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike, e cila figuron si pronë komunale në dokumentacionin e Universitetit të Prishtinës.
None found
Vendimi, i marrë më 24 gusht pas kërkesës së Prokurorisë Themelore, është mirëpritur nga Universiteti i Prishtinës, i cili e konsideron atë një hap në mbrojtje të pasurisë universitare.
“Që nga fillimi i mandatit, rektori Arben Hajrullahu ka qenë i vendosur për mbrojtjen e pronës universitare, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo përpjekje për tjetërsimin e saj në dëm të interesit publik”, thuhet në reagimin e UP-së.
Për vendimin e gjykatës ka reaguar edhe Fitore Pacolli, ministre në detyrë e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ajo ka deklaruar se masa e sigurisë lidhet me një hapësirë prej mbi 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike, për të cilën, sipas saj, kishte pasur përpjekje për tjetërsim.
“Me këtë vendim, prona publike e Universitetit të Prishtinës po mbrohet nga rreziku i tjetërsimit”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Sipas saj, çështja është trajtuar nga Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, të cilin ajo e ka udhëhequr si kryetare, me mbështetjen e deputetëve të tjerë.
“Kontributi i secilit deputet ka qenë shumë i vlefshëm në adresimin e kësaj çështjeje, e sidomos puna dhe angazhimi i ish-deputetit Milazim Salijaj, me të cilin kemi kërkuar që pretendimet dhe dyshimet lidhur me këtë pronë të hetohen dhe të trajtohen nga institucionet kompetente”, ka deklaruar ajo.
Pacolli e ka vlerësuar caktimin e masës së sigurisë si një zhvillim të rëndësishëm për ruajtjen e pasurisë publike.
“I gëzohem këtij zhvillimi dhe do të vazhdoj të angazhohem që pronat publike të mbrohen me ligj dhe me përgjegjësi institucionale”, ka shkruar ajo.
Universiteti i Prishtinës ka shprehur mirënjohje për punën e ish-Komisionit Parlamentar dhe për faktin që rasti është ngritur e trajtuar në mënyrë institucionale.
UP-ja ka falënderuar veçanërisht ish-deputeten Fitore Pacolli dhe Milazim Salijajn për angazhimin në shqyrtimin e çështjes dhe për kontributin e tyre në evidentimin e problematikave që kërkonin hetim nga institucionet kompetente.
“Mirënjohje të veçantë Universiteti i shpreh edhe sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, institucioneve të hetuesisë dhe të gjithë zyrtarëve që, në kuadër të përgjegjësive të tyre ligjore, kanë kontribuar në trajtimin e këtij rasti”, thuhet në reagimin e Universitetit të Prishtinës.
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu mbrëmjen e kaluar zonën e Himarës, ku flakët…
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një kazermë ushtarake në Bolivi, duke shkaktuar viktima, dhjetëra të plagosur dhe dëme të…
Ushtria amerikane deklaroi të shtunën se forcat e saj kanë goditur tre anije iraniane që transportonin naftë bruto, pasi Korpusi…
Kina po përgatitet të ndërtojë një nga grupimet më të mëdha të çipave të inteligjencës artificiale, në një projekt që…
Gjiganti tajvanez i prodhimit elektronik Foxconn pret që rezultatet e tij për tremujorin e tretë të tejkalojnë parashikimet e tregut,…
Edon Zhegrova është përfshirë në listën e Juventusit për sezonin e ri të Serie A, ndërsa dy emra të njohur,…