Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, deklaroi para mediave se subjekti i tij politik nuk do të votojë pro Qeverisë Kurti.
None found
Guri bëri të ditur gjithashtu se aktualisht po zhvillohet një mbledhje e Grupit Parlamentar të LDK-së.
Duke folur për mundësinë e takimeve mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, ai tha se ato nuk mund të zhvillohen, pasi nga ora 14:00 është caktuar seanca e Kuvendit të Kosovës.
“Nuk ka takime mes Kurtit dhe Abdixhikut, pasi prej orës 14:00 është seanca e Kuvendit të Kosovës. Është e pamundur që të jenë në të dyja vendet njëkohësisht”, deklaroi Guri.
Ai tha se nuk ka dijeni nëse gjatë mbrëmjes do të mbahet edhe seanca për votimin e presidentit.
Sipas Gurit, njoftimi i deputetëve vetëm 15 minuta para fillimit të seancës, e planifikuar për orën 14:00, është i papërgjegjshëm dhe ua vështirëson atyre pjesëmarrjen fizike në Kuvend.
“Mendoj që është pak e papërgjegjshme, sepse deputetët janë njoftuar vetëm 15 minuta para mbajtjes së seancës, e cila fillon në ora 14:00, gjë që e pamundëson ardhjen fizike të deputetëve në Kuvend”, deklaroi Guri.
Në buxhet për momentin ka një boshllëk prej një miliard eurosh, dhe një miliard euro mungojnë edhe në Fondin e…
Në Buxhet mungojnë 900 milionë euro, ndërsa ribalanci i dytë është pranim i menaxhimit të dobët të financave dhe ekonomisë…
Aktvendimi për urdhrin mbrojtës për Arlinda Zekajn, në të cilin shkruante edhe për ndarjen e shtëpisë me Jeton Sylajn, pavarësisht…
Glen DajaElbasani mori një fitore spektakolare kundër Partizanit në javën e 9-të të Abissnet Superiore, me rezultatin 2 - 1…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bëri të ditur se nesër (e enjte) në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”…
Në buxhet për momentin ka një boshllëk prej një miliard eurosh, dhe një miliard euro mungojnë edhe në Fondin e…