Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se Kosova nuk ka arsye të pendohet për votimin që çoi në themelimin e Gjykatës Speciale, pavarësisht vendimit dënues të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
None found
Gruda deklaroi se ishte e pamundur të parashikohej një shkelje e tillë e standardeve nga gjyqtarë të arsimuar në Perëndim dhe nga një gjykatë e vendosur në Perëndim.
Sipas tij, ngritja e një mekanizmi që cenon çdo parim evropian të drejtësisë përbën tradhti ndaj Kosovës. Ai theksoi se përgjegjësia nuk bie mbi ata që e themeluan Gjykatën Speciale, por mbi personat që po kryejnë shkeljet, duke shtuar se nuk duhet të ketë pendesë për krijimin e saj.
Sa i përket projektligjit të ri të PDK-së, Gruda sqaroi se procedurat e shkallës së dytë do të përmbyllen në Hagë, për shkak të shpresës së mbrojtjes për rrëzimin e shkeljeve procedurale. Ai tha se projektligji parashikon që shkalla e tretë në Gjykatën Supreme, si edhe çdo rigjykim eventual, të zhvillohen tërësisht në Kosovë, krahas krijimit të një mekanizmi ndërkombëtar dhe parlamentar për mbikëqyrje.
Talenti Florent Hajdini ka refuzuar ftesën e Austrisë U21 për të përfaqësuar Kosovën.Hajdini, që luan tek klubi SKU Amstetten, ishte…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të…
Ekspertët nga Ministria e Mbrojtjes vendosën që të pezullojnë operacionin e kërkimin e personit që është raportuar i zhdukur. Shkak…
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka diskutuar për shumë çështje në mbledhjen e mbajtur të mërkurën. Ndër…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin…
Real Madridi ka shënuar një tjetër fitore të vonshme, këtë herë në udhëtim te AEK Athens.Edhe pse dy herë në…