Categories: kosovë

Gruda: Ndryshimet e propozuara ia kufizojnë juridiksionin Dhomës Kushtetuese në Hagë

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se ndryshimet e propozuara në Ligjin për Gjykatën Speciale ia heqin Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë kompetencën për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e ligjit. Sipas tij, këtë kontroll mund ta ushtrojë vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në përbërjen e saj të rregullt në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Gruda reagoi ndaj diskutimeve se, pas miratimit të ndryshimeve, ligji mund t’i dërgohet Dhomës së Specializuar në Hagë dhe të shfuqizohet prej saj. Ai sqaroi se projektligji i propozuar e përjashton shprehimisht një kompetencë të tillë, pavarësisht formës së kontrollit kushtetues.

Për të shpjeguar bazën e këtij përcaktimi, deputeti iu referua amendamentit nr. 24 të Kushtetutës. Sipas tij, amendamenti parashikon një Dhomë të Specializuar të Gjykatës Kushtetuese me tre (3) gjyqtarë ndërkombëtarë, të emëruar krahas gjyqtarëve të përmendur në nenin 114 (1). Kjo Dhomë vendos ekskluzivisht për referimet kushtetuese sipas nenit 113, kur ato lidhen me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në përputhje me ligjin e veçantë. Gruda theksoi se dispozita kushtetuese e kushtëzon juridiksionin e saj me atë ligj.

Ai shpjegoi se neni 23 i projektligjit e kufizon juridiksionin e Dhomës në Hagë te referimet kushtetuese që rrjedhin nga vendimet, urdhrat ose aktgjykimet e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Po ky nen, sipas tij, përjashton juridiksionin e saj për kontrollin abstrakt (paraprak), konkret dhe incidental të kushtetutshmërisë së ligjeve ose të Ligjit Nr. 05/L-053.

Gruda shtoi se neni 23 ia lë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në përbërjen e saj të rregullt në Prishtinë dhe në pajtim me nenin 113 të Kushtetutës, shqyrtimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji. E njëjta gjë vlen edhe për ligjet që ndryshojnë, plotësojnë ose shfuqizojnë Ligjin Nr. 05/L-053.

Sipas deputetit, Dhoma në Hagë nuk është gjykatë kushtetuese më vete, e ndarë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, por një dhomë me juridiksion të posaçëm. Për këtë arsye, me ndryshimet e propozuara, ajo nuk do të mund ta kontrollojë ose shfuqizojë ligjin; kontrolli kushtetues i akteve të Kuvendit, përfshirë këto ndryshime, do t’i mbetet Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë.

të fundit

Tetovo, 51-year-old enters school during break and attacks two underage students

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…

2 hours ago

Kasami and Mexhiti: The law exam in Albanian, a promise kept

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…

2 hours ago

After clash with VLEN, Dimitrievski puts Albanian flag on Kumanovo municipal building

Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe,…

2 hours ago

Tetovë, 51-vjeçari hyn në shkollë gjatë pushimit dhe sulmon dy nxënës të mitur

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…

2 hours ago

Kasami dhe Mexhiti: Jurisprudenca në shqip, premtimi i mbajtur

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…

2 hours ago

Pas përplasjes me VLEN-in, Dimitrievski vendos flamurin shqiptar në godinën e Komunës së Kumanovës

Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe,…

2 hours ago