Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se, së bashku me Hashim Miftarin, i është drejtuar Këshillit Prokurorial të Kosovës me kërkesë për nisjen e procedurave për shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta.
Kërkesa vjen pas arrestimit dhe ndalimit për 48 orë të Miftarit, pasi lopa e tij më 13 nëntor 2026 kishte hyrë për të kullotur në oborrin e Gjykatës në Graçanicë.
None found
Gashi e akuzon prokurorin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për privim të kundërligjshëm të lirisë së Miftarit. Sipas tij, kërkesës i janë bashkëngjitur të gjitha provat që lidhen me rastin.
Dokumenti i është dorëzuar kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, si dhe anëtarëve Zejnullah Gashi, Dardan Vuniqi, Milot Krasniqi, Elza Bajrami Kastrati, Arlinda Muqa dhe Visar Krasniqi.
Në kërkesë pretendohet se veprimet e prokurorit Blerim Igrishta krijojnë dyshime të bazuara për shkelje ligjore gjatë arrestimit të Miftarit dhe caktimit të masës së ndalimit për 48 orë, lidhur me hyrjen e lopës në oborrin e gjykatës në Graçanicë.
Avokati ka theksuar gjithashtu se ndaj prokurorit Igrishta është shqiptuar edhe më herët një masë disiplinore, por sipas tij, kjo nuk ka sjellë asnjë efekt.
Gashi kërkon që institucionet e Kosovës të ndërmarrin masa ndaj prokurorit dhe shprehet se, nëse ka përgjegjësi institucionale, Igrishta duhet të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht për veprat e dyshuara të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe privimit të kundërligjshëm të lirisë.
Ai ka deklaruar se përgjegjësia për veprimin në këtë rast i takon Këshillit Prokurorial të Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga Arian Gashi.
Ministria e Financave njofton se ka realizuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare dhe shqiptoi ndalesë të përkohshme…
Maqedonia do të vazhdojë të zbatojë reformat, por nuk do t'i pranojë çështjet dypalëshe si pengesë në rrugën drejt anëtarësimit…
Shumë vite përpara se të bëhej një nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore, Dua Lipa ishte shfaqur në…
Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhit sot në një konferencë për shtyp foli për avancimin e gjuhës shqipe dhe…
Policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet e Kosovës dhe Suedisë në kuadër të hetimeve për atentatin e dyfishtë në…
Ministria e Financave njofton se ka realizuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare dhe shqiptoi ndalesë të përkohshme…