Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, ka reaguar pas deklaratave për tensione ndëretnike në vend, duke theksuar se pretendime të tilla duhet të shoqërohen me të dhëna konkrete dhe të verifikueshme.
None found
Në një postim në Facebook, Gola u shpreh se përshkrimi i situatës ndëretnike pa prova nuk mund të trajtohet thjesht si qëndrim kritik ndaj politikës. Sipas tij, një qasje e tillë mund të forcojë narrativën që Serbia dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e kanë përdorur prej vitesh kundër Kosovës.
“Të thuash se në Kosovë ka tension ndëretnik është një pretendim tepër serioz për t’u bërë pa fakte konkrete dhe të verifikueshme. Kur mungojnë provat, kjo nuk mbetet më vetëm kritikë politike, por ushqen pikërisht narrativën që Serbia dhe Vuçiqi e përdorin prej vitesh kundër Kosovës.
Situata bëhet edhe më shqetësuese kur deklarata të tilla përcillen në mediat ndërkombëtare. Marrëdhëniet ndëretnike nuk mund të vlerësohen nga përshtypjet personale, por duhet të analizohen mbi bazën e fakteve.
Është e kuptueshme që Qeveria të kritikohet ashpër, edhe në rastet kur një kritikë e tillë mund të jetë në kundërshtim me interesin shtetëror. Kritiku mund të udhëhiqet edhe nga parime kozmopolite, të cilat në këtë periudhë të përplasjeve globale mund të duken më shumë si deluzione, por kjo mbetet e drejta e tij. Megjithatë, paraqitja si fakt e një gjendjeje ndëretnike që nuk mbështetet në prova nuk përbën kritikë konstruktive. Përkundrazi, ajo krijon terren për gjuhë linçuese dhe polarizuese, siç është ndarja mes “tradhtarëve” dhe “patriotëve”.
Prandaj, kush pretendon se në Kosovë ekziston tension ndëretnik duhet të identifikojë faktet ose indikatorët ku mbështetet. Nëse këto mungojnë, deklarata të tilla nuk janë vetëm të papërgjegjshme, por edhe objektivisht të dëmshme për Kosovën”, ka shkruar Gola.
SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme katër persona të pandehur për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës.…
Mërgim Vojvoda ishte lojtari i Udineses që zhvilloi më së shumti minuta gjatë ndeshjeve të fundit ndërkombëtare, pasi mbrojtësi kosovar…
Trembëdhjetë minuta pas mesnatës, Kuvendi i Kosovës votoi Justina Shiroka Pulën presidente të Republikës së Kosovës. Shiroka Pula mori 81…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selenicës. Zjarri ka shkaktuar…
Kupa e ShqiperiseRaundi i 1/32-ve të Kupës së Shqipërisë ka dhuruar spektakël dhe shumë gola [...]Read More...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përmbylljes së procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të vendit, duke…