Categories: kosovë

Glauk Konjufca shpallet sërish i pafajshëm për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur ta lirojë nga akuzat Glauk Konjufcën, në kuadër të rigjykimit për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Të lidhura

None found

Vendimi është shpallur sot, më 28 gusht, pasi ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor. Lajmi është raportuar nga “Betimi për Drejtësi” dhe është transmetuar nga Klankosova.tv.

Konjufca përballej me akuzën për “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, për shkak të ngjarjes së 10 gushtit 2016, kur në sallën e Kuvendit ishte hedhur gaz lotsjellës.

Gjatë procesit të rigjykimit, Prokuroria kishte kërkuar shpalljen e tij fajtor dhe caktimin e një dënimi meritor, me pretendimin se veprimet e tij përbënin vepër penale.

Mbrojtja, ndërkaq, kishte kërkuar që gjykata të nxirrte aktgjykim lirues, pasi, sipas saj, nuk ishte dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm se Konjufca e kishte kryer veprën për të cilën akuzohej.

Gjatë rigjykimit, Konjufca kishte deklaruar se ishte i pafajshëm dhe kishte zgjedhur të mbrohej në heshtje.

Bëhet fjalë për herën e dytë që Gjykata Themelore në Prishtinë e shpall Konjufcën të pafajshëm për këtë akuzë. Vendimi i parë lirues ishte dhënë më 26 shkurt 2024, por Gjykata e Apelit e kishte anuluar atë dhe e kishte kthyer çështjen në rigjykim.

Sa i përket akuzës tjetër, asaj për “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, ndjekja penale ishte parashkruar.

Sipas akuzës, më 10 gusht 2016, gjatë një mbledhjeje në sallën e Kuvendit, Konjufca kishte hedhur gaz lotsjellës. Për pasojë, mbledhja ishte ndërprerë dhe personat e pranishëm ishin larguar nga salla.

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

41 minutes ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

1 hour ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

1 hour ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

1 hour ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

1 hour ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

1 hour ago