Categories: kosovë

Nesër shpallet vendimi për Glauk Konjufcën në rigjykimin për gazin lotsjellës

Gjykata Themelore e Prishtinës do të shpallë nesër aktgjykimin ndaj Glauk Konjufcës, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës përfundimtare në rigjykimin ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, prokurori Dardan Çela kërkoi që Konjufca të shpallet fajtor dhe ndaj tij të shqiptohet një dënim meritor. Në anën tjetër, mbrojtësja e tij, avokatja Arbnora Zeqiri, deklaroi se pret një aktgjykim lirues.

Prokurori Çela bëri të ditur se qëndron pranë fjalës përfundimtare të paraqitur në shqyrtimin e mëparshëm gjyqësor.

Gjatë fazës së mbrojtjes, Glauk Konjufca, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe aktualisht ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zgjodhi të mbrohej në heshtje lidhur me akuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

“Deklarohem i pafajshëm dhe nuk kam kurrfarë komenti shtesë”, deklaroi Konjufca.

Vendimi pritet të shpallet në orën 13:00.

të fundit

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

4 minutes ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

4 minutes ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

5 minutes ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

5 minutes ago

After Arlinda’s murder, he had thought of ending his life” – what was said in court about Albert Sylaj

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…

6 minutes ago

Andi Hadroj lë futbollin europian dhe firmos me Vllazninë

VllazniaPas aventurës në futbollin europian, mbrojtësi shqiptar Andi Hadroj është rikthyer sërish në Superiore, por këtë herë te Vllaznia [...]Read…

6 minutes ago