Categories: kosovë

Gjykimi ndaj Gazmend Selimit për vrasjen e Dardan Gashit në Lipjan vijon

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj Gazmend Selimit, i cili akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje lidhur me rastin e vrasjes së 22-vjeçarit Dardan Gashi në Lipjan.

Ngjarja ndodhi më 5 gusht 2022, në një lokal në Lipjan. Të shtënat me armë zjarri i morën jetën Dardan Gashit, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur.

Të lidhura

None found

Sipas aktakuzës, e cila u ngrit më 14 nëntor 2024, përplasja kishte nisur nga një mosmarrëveshje mes të akuzuarve, viktimës dhe të dëmtuarit J.G.

Prokuroria pretendon se Gazmend Selimi e kishte goditur fillimisht Dardan Gashin me grusht në fytyrë. Më pas, Muhamet Gashi dyshohet se kishte hapur zjarr me pistoletë në drejtim të tyre.

Një nga plumbat e kishte goditur Dardan Gashin në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen. J.G. kishte marrë plagë të rënda në bark, ndërsa A.B. ishte lënduar lehtë në këmbë nga predha e armës së zjarrit.

të fundit

Sulmuesit e rinj shqiptarë shkëlqejnë para portës: Shpendi, Durmishi dhe Kulla kanë realizuar 24 gola

Foto ilustruese: Rolando Maran, Gabriel Kulla, Cristian Shpendi dhe Arman Durmishi Shqipëria mund të ndihet me fat [...]Read More...

5 minutes ago

No significant delays at North Macedonia’s border crossings

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.Nga atje thonë…

5 minutes ago

University of Pristina students cancel planned protest

Protesta e paralajmëruar për sot në orën 11:30 nga studentët e Universitetit të Prishtinës nuk do të mbahet te Rektorati.…

6 minutes ago

Action to demolish illegal buildings at Ujman, Bytyçi: Serbia’s reactions should not stop Kosovo

Aksioni i institucioneve të Kosovës për rrënimin e ndërtimeve pa leje pranë Liqenit të Ujmanit ka nxitur reagime nga Beogradi…

6 minutes ago

Berlin confirms coordination with Washington on KFOR’s future

E ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e paqartë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po rishikojnë praninë e tyre ushtarake…

6 minutes ago

The killing of Selami Hasani in Fier: the dark past of “Sel Çami”!

Pamjet e para nga vendi ku u vra Selami Hasani në Fier kanë dalë në dritë. Në zonë vihet re…

7 minutes ago