Categories: kosovë

BE-ja kërkon ndalimin e rrënimeve në Ujman deri në vendimin përfundimtar të gjykatës

Bashkimi Evropian u ka kërkuar institucioneve të Kosovës që të pezullojnë çdo rrënim tjetër të objekteve në zonën e Liqenit të Ujmanit, derisa gjykata kompetente të vendosë përfundimisht mbi pretendimet pronësore.

Të lidhura

None found

Anitta Hipper, zëdhënëse për politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë e kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, u pyet lidhur me demolimin e objekteve që janë në pronësi të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc” në Zubin Potok, si dhe nëse Brukseli po shqyrton ndërmarrjen e masave në rast të vazhdimit të rrënimeve.

“Na vjen keq për rrënimin e shtëpive, sidomos duke pasur parasysh se pretendimet mbi pronësinë vazhdojnë të jenë objekt i shqyrtimit gjyqësor”, deklaroi Hipper, transmeton KosovaPress.

Ajo theksoi se BE-ja u kërkon institucioneve kosovare të mos kryejnë rrënime të tjera dhe të bashkëpunojnë me banorët e prekur dhe autoritetet lokale për të arritur zgjidhje të qëndrueshme dhe në përputhje me ligjin.

Sipas Hipper, deri në nxjerrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata kompetente për pretendimet pronësore ende të pazgjidhura, duhet të ndërpritet çdo veprim me pasoja të pakthyeshme, përfshirë edhe rrënimet.

të fundit

Teuta i dha “asistin”, Tirana synon të realizojë kundër Laçit

Dean KlafuriçTirana përballet sot me Laçin, në ndeshjen e vlefshme të javës së 7-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

1 minute ago

Javier Tebas hetohet pas krahasimit të Real Madridit me propagandën naziste

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, mund të përballet me ndëshkim pas vërejtjeve të tij kontroverse në lidhje me Real…

8 minutes ago

U përplas përtokë nga policia, motra e të riut tregon gjendjen e tij shëndetësore: Ka fraktura në shtyllë kurrizore dhe kafkë! Ata që e bënë do mbajnë përgjegjësi

Motra e të riut, Muhamet Skana, që u përplas përtokë nga një efektiv policie dhe më pas u godit me…

8 minutes ago

Ura e Kinës, nga lidhja infrastrukturore tek ikona turistike

Ura e Kanionit të Madh Huajiang, mbi rrjedhën e lumit Beipanjiang, është ura e varur më e lartë në botë.…

14 minutes ago

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish sulmon protestuesit: Të paudhë që janë rikthyer me tërbimin e djegies dhe shkatërrimit!

Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama, reagoi sërish për protestat e studentëve, duke lënë të kuptohet se pavarësisht thirrjeve për…

25 minutes ago

Anija cisternë me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë pasi godet një minë në Ngushticën e Hormuzit

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se një anije cisternë nafte u përfshi nga flakët pasi goditi një minë në Ngushticën…

31 minutes ago