Vezir Haziraj do të qëndrojë një muaj në paraburgim, vendim ky i marrë nga Gjykata Themelore e Pejës.
None found
Gjykata e ka konfirmuar këtë masë përmes një përgjigjeje zyrtare, pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë dhe zhvillimit të seancës dëgjimore.
Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake, me Aktvendimin me shenjën DKR.PP.nr.135/26, të datës 16.08.2026, ka vendosur që paraburgimi ndaj tij të zgjasë një (1) muaj.
Haziraj, i arrestuar të shtunën, ka pasur përplasje me drejtësinë që kur ishte 16 vjeç.
Dosja e siguruar nga Klan Kosova tregon se ndaj tij janë ngritur gjithsej 12 aktakuza për vepra të ndryshme penale.
Në vitin 2018, ai u shpall fajtor dhe u dënua me 6 vjet e 6 muaj burgim për tentim-vrasje të rëndë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare, të cilën e kishte sulmuar me thikë. Për arratisjen, ai mori një dënim prej 4 muajsh burgim, ndërsa një tjetër dënim prej 4 muajsh iu shqiptua pasi kreu vepër penale edhe gjatë qëndrimit në burg.
Pjesa tjetër e aktakuzave ka të bëjë kryesisht me raste të vjedhjeve të lehta dhe të rënda. Disa prej procedurave të iniciuara që nga viti 2016 ende nuk janë shqyrtuar në gjykatë.
Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka ndërmarrë një hap konkret për transferimin e një prej talenteve më të mëdha të…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka humbur startin e sezonit me fanellën e Trabzonspor, për shkak të një dëmtimi…
Dinamo dhe Egnatia Distancat janë fare të pakta, mirëpo Egnatia dhe Dinamo janë të detyruara ta përtypin këtë faktor, duke…
Një predhë ka goditur një anije në Ngushticën e Hormuzit, e pohuar kjo nga Agjencia Britanike për Operacionet e Tregtisë…
Opinionistja Nexhmije Gjema ka publikuar një shkrim satirik, në të cilin imagjinon përfaqësues të PDK-së dhe AAK-së duke shkuar ta…
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe dy deputetë të Alancës janë paraqitur në sallën e parlamentit të Kosovës, një…