Categories: kosovë

Vezir Haziraj paraqitet me pranga në Gjykatën e Pejës

Vezir Haziraj është dërguar në Gjykatën e Pejës, ndërsa janë publikuar pamjet e para nga momenti i hyrjes së tij në këtë institucion.

Të lidhura

None found

Në materialet pamore të siguruara nga media, Haziraj shihet me duart e prangosura teksa futet në objektin e Gjykatës.

Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur gjatë ditës kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij. Ai dyshohet për vrasje të mbetur në tentativë, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe kanosje.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se më 7 gusht, në fshatin Orroberdë të Istogut, pas një mosmarrëveshjeje, Haziraj dyshohet se qëlloi drejt Dardan Haxhijajt me një pushkë gjuetie të modifikuar. Haxhijaj u plagos në kofshë dhe pësoi lëndime që i rrezikuan jetën.

Pas ngjarjes, sipas Prokurorisë, i dyshuari u largua dhe qëndroi në arrati deri më 15 gusht. Gjatë kësaj periudhe, ai dyshohet se publikoi edhe mesazhe kërcënuese kundër zyrtarëve policorë.

Kërkesa për paraburgim është arsyetuar me rrezikun që Haziraj të arratiset, të ndikojë te dëshmitarët ose t’i përsërisë veprat penale. Prokuroria ka vlerësuar se masa më të lehta nuk do të mjaftonin.

të fundit

Zhupa denoncon kushtet e kabinave elektrike në Sarandë: Kërkohet kontroll urgjent para një incidenti

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar gjendjen e kabinave elektrike të vendosura buzë rrugëve në Sarandë, duke ngritur…

4 minutes ago

Arsenali mposht bindshëm Manchester Cityn dhe rrëmben Superkupën e Anglisë

Arsenali ka zhvilluar një paraqitje fantastike për të triumfuar ndaj Manchester Cityt dhe fituar trofeun e Superkupës së Anglisë, ndryshe…

7 minutes ago

Bullgaria rikthen në Maqedoninë e Veriut 11.6 tonë speca për nivel të lartë pesticidi

Autoritetet bullgare kanë kthyer në Maqedoninë e Veriut një ngarkesë prej 11.6 tonësh speca të freskët, pasi analizat laboratorike zbuluan…

17 minutes ago

Zjarret mbeten aktive në Dibër dhe Tiranë, banesat jashtë rrezikut ndërsa vijojnë operacionet për shuarjen

Vatrat e zjarrit në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit, vijojnë aktive edhe sot. Në terren janë angazhuar…

18 minutes ago

Uragani “Lala” përfshin Hawain, shkakton përmbytje e rrëshqitje dheu, 115 mijë familje pa energji

Një uragan i fuqishëm ka përfshirë Hawain, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dheu dhe dëme të shumta. [...]Read More...

31 minutes ago

Vezir Haziraj Appears in Peja Court in Handcuffs

Janë publikuar pamjet e para të Vezir Hazirajt duke u futur në gjykatën e Pejës. Media ka siguruar pamjet ku…

36 minutes ago