Categories: kosovë

Gjykata cakton një muaj paraburgim për Egzon Reshanin, i dyshuar për disa vepra penale

Egzon Reshani do të qëndrojë në paraburgim për një muaj, deri më 3 shtator 2026, pasi Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prizren miratoi kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e kësaj mase.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se Reshani dyshohet për tri vepra penale: dy raste të veprës penale “Detyrimi” në bashkëkryerje, veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” në bashkëkryerje dhe veprën penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” në vazhdimësi.

Gjykata, duke u mbështetur në provat e siguruara deri në këtë etapë të hetimit, ka çmuar se ka dyshim të bazuar që i pandehuri, gjatë vitit 2025, ka vepruar në bashkëkryerje dhe në kuadër të një grupi të organizuar. Ai dyshohet se, përmes kanosjes, e ka detyruar të dëmtuarin të ndërmarrë veprime në dëm të pasurisë së vet, duke i shkaktuar humbje materiale, por edhe frikë, ankth, pasiguri e shqetësim për jetën e tij dhe të familjarëve.

Dyshimet lidhen gjithashtu me një rast gjatë vitit 2025, kur i pandehuri, bashkë me katër persona të tjerë, pretendohet se e ka mbajtur të dëmtuarin të mbyllur kundër vullnetit të tij, duke e privuar në mënyrë të kundërligjshme nga liria.

Për vitin 2026, Reshani dyshohet se, në periudha të ndryshme, ka ushtruar forcë, kanosje serioze dhe forma të tjera detyrimi ndaj të dëmtuarit, me synimin që ky i fundit të mos paraqiste deklarata dhe informacione të vërteta para Prokurorisë dhe, në këtë mënyrë, të pengohej procedura penale.

Në arsyetimin për domosdoshmërinë e paraburgimit, Gjykata ka theksuar se E.R. ndodhej në arrati që prej janarit 2026 dhe kërkohej nën dyshimin për disa vepra penale. Sipas saj, këto rrethana krijojnë rrezik të madh që ai, në rast lirimi, të largohet nga Republika e Kosovës për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

Gjykata ka vënë në dukje edhe faktin se hetimet vazhdojnë dhe se pritet mbledhja e provave të tjera materiale, dëgjimi i të dëmtuarit dhe i dëshmitarëve, si dhe marrja e deklaratave nga të pandehurit. Ajo ka vlerësuar se mbrojtja në liri do të krijonte mundësi që i pandehuri të ndikonte tek i dëmtuari për t’i ndryshuar deklaratat e dhëna më herët, duke cenuar rrjedhën normale të procedurës penale.

Pasi analizoi pretendimet e palëve të paraqitura në seancën dëgjimore, Gjykata arriti në përfundimin se, për shkak të peshës së veprave penale dhe rrethanave në të cilat dyshohet se ato janë kryer, vetëm paraburgimi mund të sigurojë praninë e të pandehurit dhe vijimin pa pengesa të procedurës penale.

të fundit

Zegjine Çaushi reagon për tubimet e të rinjve: Turp për këtë nivel proteste

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar në lidhje me protestat që po zhvillohen sot. Ajo e ka quajtur…

4 minutes ago

Egnatian e pret një kalendar i ngjeshur: Dede duhet të ruajë energjitë e kampionëve

EgnatiaEgnatia pritet të ketë shumë kilometra për të përshkruar në 4 ndeshjet e ardhshme [...]Read More...

5 minutes ago

Real Madridi kërkon deri në 80 milionë euro nga klubet angleze për Superligën Evropiane

Real Madridi dëshiron që klubet angleze t’u kthejnë një pjesë të parave të shpenzuara për themelimin e Superligës Evropiane.Sipas The…

23 minutes ago

Tensions at protest outside the Ministry of Education: Neither tear gas nor water can stop the youth as students push back police (VIDEO)

Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë me autobotë me…

23 minutes ago

Police use water cannon against students and lecturers during peaceful protest

Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, policia ka përdorur ujë dhe spraj…

24 minutes ago

The “Koço Racin” Library in Tetovo expands and becomes a university library

Qeveria e RMV-së, me propozim të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për zgjerimin e…

24 minutes ago