Categories: kosovë

Gjinovci akuzon Ramën për gënjeshtër dhe ndërhyrje në Kosovë: Erdhi me helikopter për Gjykatën Speciale

Rron Gjinovci i është kundërvënë ashpër kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke e cilësuar si të rremë dhe kontradiktor qëndrimin e tij ndaj Kosovës.

Sipas Gjinovcit, deklarata e Ramës se përpara marrjes së detyrës i tregohej Kosovës ç’duhej bërë, por jo më pas, është krejtësisht e paqëndrueshme dhe shërben për të fshehur të vërtetën.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se Rama tani përpiqet të zbusë tensionet me Kosovën, teksa përballet me protesta të mijëra qytetarëve çdo ditë, por nuk mund të fshijë të shkuarën. Gjinovci kujtoi se po i njëjti kryeministër kishte udhëtuar drejt Prishtinës me helikopter, i ftuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi, për të bindur ligjvënësit kosovarë të miratonin themelimin e Gjykatës Speciale.

Kjo sipas tij, dëshmon përfshirjen e hapur të Ramës në vendimmarrjet e brendshme të Kosovës, duke hedhur poshtë pretendimin e tij se tani nuk ndërhyn më në punët e vendit fqinj.

të fundit

Takim i rëndësishëm mes gjeneralit Jashari dhe delegacionit gjerman, konfirmohet angazhimi për avancimin e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë,…

41 seconds ago

Mbi 13 mijë euro gjoba në një ditë për mjetet e rënda, Basha: Kontrollet do të jenë të pamëshirshme

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se do të vazhdojë kontrollet ndaj operatorëve dhe ngasësve të mjeteve të rënda,…

2 minutes ago

Pas afrimitetit të shumëpërfolur, Xhensila dhe Ledri i japin “unfollow” njëri-tjetrit

Një veprim i papritur në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen te raporti mes dy prej emrave më të komentuar të…

7 minutes ago

Mickoski: Populli duhet ta dallojë qartë politikën e justifikimeve nga ajo që prodhon rezultate

Funksioni nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë qëllim në vetvete, është një mjet përmes të cilit shërbehet…

9 minutes ago

Dhuna brutale në Fier nga tre vajza/ Adoleshentja me sy të nxirë dhe flokë të shkulur, babai zbulon si e mori vesh ngjarjen

Për një 17-vjeçare nga Fieri, 8 qershori u kthye në makth. Tre vajza, një 20-vjeçare dhe dy 15-vjeçare, dyshohet se…

9 minutes ago

Përplasje në Kuvend mes Ballës dhe Kaprit: Nga akuzat për “çantën 100 mijë euro” te mesazhet për ruajtjen e votave

Megjithë mungesën e deputetëve të Partisë Demokratike, seanca parlamentare e sotme u shoqërua me tone të ashpra debati. Në qendër…

9 minutes ago