Categories: kosovë

Gjini e cilëson strategjik bashkëpunimin me Izraelin për Kosovën

Adrian Gjini, kryetari i Aleancës, zhvilloi një takim me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, për të shqyrtuar mundësitë e thellimit të raporteve dypalëshe.

Të lidhura

None found

Përmes një komunikate, Gjini njoftoi se biseda u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit midis dy vendeve.

“Patëm kënaqësinë të mirëpresim në zyrat e Aleancës Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamara Ziv. Zhvilluam një bashkëbisedim të ngrohtë dhe miqësor për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të raporteve tona bilaterale”, shënoi ai.

Kreu i AAK-së vlerësoi se lidhjet me shtetin izraelit mbartin një peshë të veçantë strategjike, duke shprehur mirënjohjen për angazhimin e palëkundur në forcimin e këtij bashkëpunimi.

“Marrëdhëniet me shtetin e Izraelit janë të një rëndësie të veçantë e strategjike për ne. Jemi falënderues për mbështetjen e vazhdueshme dhe të përkushtuar për të thelluar këtë partneritet në fusha me interes të përbashkët”, shtoi Gjini.

Marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit u vendosën në vitin 2021 dhe që atëherë, të dyja palët kanë demonstruar interes për zgjerimin e bashkëpunimit në ekonomi, siguri, teknologji dhe arsim.

të fundit

Hakeem Jeffries shënon një kthesë historike, gati të bëhet kryetari i parë me ngjyrë i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara kanë nominuar zyrtarisht Hakeem Jeffries për kryetar të këtij institucioni, duke…

2 minutes ago

Haxhiu takon në Bruksel eurodeputetin kroat Stier, kërkon përkrahje për rrugën evropiane të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Bruksel ka zhvilluar një takim me eurodeputetin…

12 minutes ago

“Të gjithë duan të bëhen moderatorë, edhe kur nuk dinë të flasin”/ Modelja, Rike Roçi plas deklaratën ‘bombë’

Modelja dhe aktorja Rike Roçi ka ndarë më shumë detaje për karrierën e saj dhe arsyet pse e sheh veten…

12 minutes ago

Kosova në pozitën e 25-të në Evropë në hendbollin e femrave

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave renditet në vendin e 25-të në ranglistën e Federatës Evropiane të…

13 minutes ago

Rama: Bullgarët duhet të jenë pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka më arsye për mosmarrëveshje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.Ai tha se për…

14 minutes ago

Ekspertja Popovska në rastin “Lotaria”: Nuk kam vërejtur shkelje të procedurës

Në gjykimin për “Lotarinë Shtetërore” ekspertja e prokurorisë Anita Popovska u morr në pyetje nga mbrojtja e Përparim Bajramit, Artan…

14 minutes ago