Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u ka dëshiruar sukses deputetëve të rinj të Kuvendit me rastin e seancës së sotme konstituive, duke veçuar veçanërisht grupin parlamentar të Aleancës.
None found
Ai e ka cilësuar mandatin e ri si një përgjegjësi të madhe ndaj çdo qytetari që u ka dhënë besimin, ndërsa ka shprehur bindjen se ekipi i Aleancës do të përfaqësojë fuqishëm arsyen, zhvillimin dhe stabilitetin gjatë kësaj legjislature.
Gjini ka theksuar se qëndrimi i Aleancës ka qenë dhe vazhdon të jetë i qartë dhe transparent.
“Punë të mbarë dhe shumë suksese të gjithë deputetëve të Kuvendit në seancën e sotme konstituive, e në veçanti grupit tonë të deputetëve të Aleancës!
Ky mandat përbën një përgjegjësi të madhe ndaj secilit qytetar që na ka besuar. Jam plotësisht i bindur se ekipi i Aleancës do të jetë zëri më i fuqishëm i arsyes, zhvillimit dhe stabilitetit në këtë legjislaturë.
Qëndrimi ynë si Aleancë ka qenë dhe mbetet plotësisht i qartë dhe transparent.
Suksese të gjithëve dhe ju priftë e mbara!”, ka shkruar ai.
U njohën rastësisht në një restorant, ndërtuan një nga familjet më të mëdha të Hollywood-it dhe përballuan humbje, trysni e…
Pensionimi shpesh shihet si një qëllim. Vite të tëra pune të palodhshme, orare të ngjeshura, vendime të rëndësishme, përgjegjësi gjithnjë…
Vetëm disa javë pasi i magjepsi tifozët e futbollit në mbarë botën me performancat e tij të paharrueshme në Kupën…
Transferimi i Rodrit nga Manchester City te Real Madrid si duket është drejt dështimit pasi palët janë larg një marrëveshje…
Një sasi e konsiderueshme prej 21 ton kokainë janë sekuestruar nga autoritetet spanjolle, e cila ka goditur një organizatë qe…
Mirlind DakuTashmë është zyrtare, sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku është lojtari më i ri i Spartak Moskë në Premier League…