Ambasadori gjerman në Kosovë, Reiner Rudolph, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke sqaruar se procesi nuk kishte në fokus Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo synimin e saj për krijimin e një shteti të pavarur.
None found
Ai iu referua deklarimit të kryetarit të trupit gjykues gjatë shpalljes së vendimit, sipas të cilit në gjyq nuk ishte vetë UÇK-ja dhe as objektivi i saj për një Kosovë të pavarur.
Rudolph nënvizoi gjithashtu se aktgjykimi nuk i përjashton aktorët jugosllavë nga përgjegjësia për konfliktin e armatosur dhe për shkeljet masive të të drejtave të njeriut kundër popullit të Kosovës.
Sipas reagimit, vendimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së nuk e ndryshon përgjegjësinë për krimet e kryera ndaj popullit të Kosovës në fund të viteve ’90.
Ambasadori theksoi se aktgjykimi nuk i shfajëson në asnjë formë aktorët jugosllavë për konfliktin e armatosur dhe shkeljet në shkallë të gjerë të të drejtave të njeriut që iu shkaktuan popullit të Kosovës në fund të viteve 1990. Këto raste, sipas deklaratës, janë hetuar tashmë nga gjykatat ndërkombëtare dhe çuan në ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare.
Përfaqësuesi diplomatik i Gjermanisë tha se Berlini e ka përkrahur që nga fillimi veprimtarinë e Dhomave të Specializuara, duke vlerësuar se puna e tyre luan rol të rëndësishëm në adresimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.
Ai shtoi se funksionimi i kësaj gjykate kontribuon në forcimin e sundimit të ligjit dhe në afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.
Sipas Rudolph, përmes themelimit të Dhomave të Specializuara dhe bashkëpunimit me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Kosova ka treguar se po i përmbush përgjegjësitë e saj si shtet i pavarur dhe sovran, përfshirë trajtimin e krimeve të luftës.
Ambasadori gjerman u kërkoi të gjitha palëve ta respektojnë aktgjykimin, si dhe të tregojnë respekt për dinjitetin e viktimave.
Reagimi i tij pasoi vendimin e Dhomave të Specializuara, të cilat i shpallën fajtorë Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin për krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.
Thaçi dhe Krasniqi morën dënime me nga 25 vjet burgim, Veseli u dënua me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet. Aktgjykimi i shkallës së parë mund të apelohet.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim ndaj B.D., i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës 3-muajshe. Sipas njoftimit…
Milani po planifikon të bëjë një tjetër përpjekje për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Endrick, gjatë afatit kalimtar të…
Modelet e avancuara të inteligjencës artificiale kanë shënuar një përparim të jashtëzakonshëm, duke tejkaluar në shumë fusha aftësitë e shkencëtarëve…
Kompania Anthropic ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale (IA) mund të përbëjë “rreziqe katastrofike ose ekzistenciale për njerëzimin”, teksa ka zbuluar…
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se punëkryesi që ka hapur ilegalisht një rrugë në Bjeshkën e Lybeniqit është…
Në vend janë regjistruar katër raste të konfirmuara laboratorikisht me fruth, njëri prej të cilëve është rast i importuar, në…