kosovë

Gjermania i sugjeron Kosovës të ndjekë linjën e QUINT: Drafti i Lajçak është i inspriruar edhe nga FES, ka përkrahjen tonë

Premtimi i minutave të fundit nga Kosova për shkrim të një Drafti për Asociacionin të inspiruar nga FES s’ka bindur aleatët për përkrahje në Këshill të Evropës. Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, në një reagim pas dështimit për anëtarësim ka thënë se oferta e Kosovës ka humbur aktualitetin dhe relevancën pas mbledhjes së Komitetit të Ministrave ku pika e Kosovës s’u fut fare në agjendë.

Ndonëse oferta e Kosovës nga BE u pa si një gatishmëri që Qeveria e Kosovës të zbatojë diçka që po zvarritet prej vitesh,aleatë insistojnë se Drafti i BE-së për Asociacionin i prezantuar nga emisari sllovak, Miroslav Lajcak, e që ka përkrahjen e shteteve të QUINT-it është rruga përpara.

Të lidhura

None found

Në një përgjigje për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë kanë thënë se Drafti i Lajçak është përgatitur në mënyrë të kujdesshme nga ekspertë dhe juristë evropianë, duke u bazuar në praktikat më të mira të Evropës dhe kanë potencuar se Drafti i Lajcak është i inspiruar në draftet e propozuara më herët, përfshirë edhe Draftin e FES (Friedrich Ebert Stiftung) i prezantuar në vitin 2022.

“Qeveria gjermane e sheh si urgjente nevojën për hapa vendimtar drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe lëvizjen përpara të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Drafti i prezantuar nga Përfaqësuesi Special për Dialogun, Miroslav Lajcak, ishte përgatitur me kujdes me ndihmën e juristëve dhe ekspertëve evropianë, duke u bazuar në praktikat ekzistuese më të mira në Evropës. Është inspiruar gjithashtu edhe nga propozimet e mëhershme për Asociacionin, përfshirë edhe atë të FES-it që u prezantua në publik në vitin 2022. Merr parasysh kornizën kushtetuese dhe ligjore të Kosovës. Drafti i Përfaqësuesit Special ka përkrahjen e plotë të Evropës dhe partnerëve transatlantik, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së (QUINT)”, ka thënë  një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Në këtë qëndrim të Berlinit zyrtar thuhet se avancimi i procesit bazuar në linjat e sugjeruara nga QUINT-i do të demonstronte përkushtimin e Kosovës për të drejtat e minoriteteve, kësisoj edhe forcimin e Kosovës dhe do të ri-energjizonte dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Gjithashtu theksojnë se nëse Kosova do të ndjek sugjerimet e aleatëve, një gjë e tillë do të siguronte dhe përkrahjen më të gjerë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Përparimi tani përgjatë linjave të sugjeruara nga QUINT do të demonstronte përkushtimin e Kosovës ndaj të drejtave të pakicave, duke forcuar kështu pozitën e Kosovës dhe duke ri-energjizuar Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Do të siguronte mbështetje të gjerë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Qeveria gjermane do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në aspiratat e saj për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.”, kanë përfunduar për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

të fundit

Ademi paralajmëron protesta të reja: Studentët kërkojnë zbatimin e plotë të provimeve në shqip

Njëri nga përfaqësuesit e studentëve, Mevlan Ademi njofton protesta të reja në Shkup, lidhur me mos plotësimin e kërkesave që…

4 minutes ago

Salianji: The revolt has stripped Rama of legitimacy, the prime minister will end up in the “dustbin of history

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, në një prononcim për News24 tha se kryeministri Edi Rama sot është i izoluar, pasi…

4 minutes ago

Tension near the center of Tirana as police forcibly detain young people and protesters

Disa shoqërime të paprecedenta kanë ndodhur pranë qendrës së Tiranës. Policia ka hyrë dhe pranë lokaleve dhe ka nisur të…

5 minutes ago

The October 19 protest escalates, fireworks directed at the Socialist Party headquarters and police fire blank rounds

Janë shtuar tensionet mes policisë dhe protestuesve edhe në protestën e sotme më 19 tetor. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre në…

5 minutes ago

Tensions in Tirana, protesters evade police cordon and enter the side streets of “Dibra Street

Policia i ka larguar protestuesit në drejtim të Rrugës së Dibrës, ku më pas ka tentuar t’i rrethojë. Ndërsa një…

6 minutes ago

Serbia glorifies the Pristina Corps while remaining silent on war crimes in Kosovo

Me dokumentarë që glorifikojnë ushtrinë serbe dhe anashkalojnë krimet e luftës në Kosovë, Serbia po vazhdon propagandën kundër UÇK-së. Promovimi…

7 minutes ago