kosovë

Policia e Kosovës konfiskon armë në veri, ndalohet një ish-zyrtar policor

Autoritetet e Kosovës kanë thënë të martën se kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të armatimit në pjesën veriore, që dyshohet të ketë mbetur aty, pas sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë në një konferencë për media se Policia e ka siguruar informacionin nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Të lidhura

None found

Ai, bashkë me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, kanë bërë të ditur se bastisjet janë kryer në rrethinën e Zveçanit, kah pjesa e Rudares.

Hoxha ka thënë se në mesin e pajisjeve të konfiskuara janë rreth 1.500 municione, 10 armë të gjata, 62 shok-bomba, eksplozivë, radio-lidhje, karikatorë të mbushur e të zbrazët, dhe një uniformë e ushtrisë serbe.

Kreu i Policisë ka thënë se tashmë është ndaluar për intervistim një person, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, pasi dyshohet se është i lidhur me armët, të cilat janë gjetur në afërsi të shtëpisë së tij.

Sveçla është zotuar për të luftuar atë që e ka konsideruar grup kriminal.

“Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve. Të njëjtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga [presidenti serb] Aleksandër Vuçiq”.

Prej sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, autoritetet e Kosovës kanë prezantuar disa herë armatim të konfiskuar në pjesën veriore.

Në shtatorit të 2023-ës, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë tre sulmues.

Kosova e konsideron shtetin e Serbisë përgjegjës për organizim dhe kryerje të sulmit, mirëpo Beogradi mohon diçka të tillë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Ai aktualisht besohet se është në Serbi, dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL).

Faktori ndërkombëtar ka kërkuar shumë herë që përgjegjësit e sulmit të përballen me drejtësi.

Tags: armekosove

të fundit

Stuhiya në Mexico City vonon për një orë duelin Meksikë – Ekuador në “Azteca”

Ndeshja e shtatë e raundit të 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026 midis Meksika dhe Ekuadori është shtyrë për…

25 minutes ago

Mbappe vendos rekorde të reja në Kupën e Botës, francezi lë pas edhe emra legjendarë

Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedisë dhe…

1 hour ago

Meksika dhe Ekuadori luajnë sonte për një vend në 1/8 e finales, publikohen formacionet zyrtare

Meksika dhe Ekuadori përballen sonte në një duel vendimtar të fazës së 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026, me…

2 hours ago

Tri sfidat e para të 1/8 së finales në Kupën e Botës tashmë janë zyrtarizuar

Janë konfirmuar tri ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026, ku pritet spektakël…

2 hours ago

Van der Vaart godet De Jongun pas eliminimit të Holandës: Ishte paraqitja më e dobët e karrierës

Fushata e Frenkie de Jong në Kupën e Botës 2026 përfundoi në mënyrën më zhgënjyese të mundshme, pasi Holanda u…

3 hours ago

Franca triumfon 3-0 ndaj Suedisë dhe siguron kualifikimin për në raundin e 16-të

Franca ka siguruar një vend në raundin e 16-të të Kupës së Botës, pasi mposhti bindshëm Suedinë me rezultat 3-0…

3 hours ago