Categories: kosovë

Gëzim Berisha do të qëndrojë një muaj në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha, të mbahet një muaj në arrest shtëpiak. Ai dyshohet për veprën penale të dhunës në familje.

Gjykata nuk e aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit, duke e cilësuar atë të pabazuar.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të gjykatës, arresti shtëpiak konsiderohet masë e mjaftueshme për të ulur rrezikun e përsëritjes së veprës, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të mundësuar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

Në arsyetimin e saj, gjykata bëri të ditur se plotësohen kushtet për caktimin e kësaj mase ndaj të pandehurit G.B. dhe se ajo mjafton për të parandaluar përsëritjen e veprës, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të garantuar vijimin e rregullt të procesit penal.

Vendimi, sipas gjykatës, merr parasysh se i pandehuri dhe e dëmtuara nuk jetojnë më së bashku si familje. Arresti shtëpiak është caktuar në një pronë ku e dëmtuara nuk banon, në mënyrë që të shmanget kontakti i drejtpërdrejtë mes tyre.

Stacioni Policor në Vushtrri është ngarkuar me zbatimin e masës dhe kontrollin e respektimit të saj. Nëse Berisha nuk e zbaton vendimin, policia duhet ta njoftojë menjëherë gjyqtaren e procedurës paraprake.

Para vendimit të gjykatës, Prokuroria e kishte ndaluar për 48 orë drejtorin e spitalit, nën dyshimin për dhunë në familje.

Ndalimin e konfirmoi Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila tha se ai ishte kryer me urdhër të prokurorit kujdestar.

Shala kishte njoftuar se personi me inicialet G.B. ishte ndaluar për 48 orë, pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Ajo shtoi se Prokurori i Shtetit po ndërmerrte veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

të fundit

Mexhiti pas zgjedhjeve në Bërvenicë: Demokracitë multietnike nuk duhet të ndahen në “ne” dhe “ata

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në Bërvenicë, duke…

49 seconds ago

Nis hetimi parlamentar për rastin Zekaj, Haxhiu kërkon veprime nga Prokuroria Speciale

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kërkoi që Prokuroria Speciale të hetojë veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve institucionalë në…

3 minutes ago

Laura Kuenssberg rrëfen përvojat me politikanë britanikë: nga takimi në hotel te prekja në teatër

Gazetarja e njohur e BBC-së, Laura Kuenssberg, ka zbuluar disa episode të sjelljes së papërshtatshme nga politikanë britanikë, të cilat…

6 minutes ago

Sopoti dhe Iliria përballen në Librazhd me synime të ndryshme

Kategoria e ParëSopoti 0-0 IliriaKategoria e Parë: Java 9-tëStadiumi: SopotiArbitër: Feliks Kolleshi FORMACIONET ZYRTARE:SOPOTI: Alliu; Ferhati, Atanda, Hyka, Yosufi, Fayval, Momoh,…

12 minutes ago

Nis ndeshja mes Vorës dhe Dinamos

Vora - DinamoVORA 0-0 DINAMO “Abissnet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: FORMACIONET ZYRTARE: VORA: Harizaj; Zuna, Marinaj, Shiba, Pedro, Kashari, Vrapi, Frroku, Daka,…

18 minutes ago

Nderimet për diplomatin Bashkim Zeneli, e bija përlot me fjalët: Ishe lider i vërtetë! Respektoje të thjeshtin, jo pushtetarin, nuk iu përule kurrë injorancës dhe servilizmit

Kanë përfunduar homazhet në nder të diplomatit të shquar, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili u nda nga jeta…

21 minutes ago