kosovë

Gërvalla thirrje ndërkombëtarëve: Dënoni gjuhën armiqësore dhe agresive të Vuçiçit ndaj Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar, që të dënojë, ato që i ka cilësuar si “qasje, sjellje dhe gjuhë agresive e armiqësore” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, karshi Kosovës.

Ky reagim i Gërvallës vjen lidhur me adresimin që Vuçiç bëri një ditë më parë, kur ai doli me disa kërkesa.

Të lidhura

None found

Ai kërkoi shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut.

Gërvalla tha se me këto kërkesa, Vuçiç tregoi se “nuk e ka ndër mend të ndalë instrumentalizimin e serbëve të Kosovës dhe interesave të tyre, duke i shfrytëzuar për politikë ditore dhe përfitime financiare”.

Ajo fajësoi Vuçiçin se qëndron parapa vendimit të serbëve në Kosovë për të bojkotuar zgjedhjet lokale në veri, për largimin e serbëve nga institucionet në veri, nga Policia e Kosovës, gjyqësori si dhe për “shtytjen, organizimin dhe financimin e grupeve të ndryshme për të marrë pjesë në barrikadimin e rrugëve dhe akteve të tjera të dhunshme, përmes presionit të strukturave ilegale dhe grupeve kriminale”.

“Tani, duke qenë plotësisht i ndërgjegjshëm që personat, të cilët me urdhër të tij janë përfshirë në vepra penale, krime dhe akte të dhunshme në Kosovë tashmë nuk mund të luajnë asnjë rol në jetën publike dhe institucionale të Kosovës, kërkon kthimin në gjendjen e mëparshme, pa treguar madje së paku arsyet e largimit dhe bojkotimit të institucioneve”, shkroi Gërvalla në Facebook.

Kryediplomatja e Kosovës e fajësoi udhëheqësin serb se po synon pengimin e normalizimit të raporteve mes dy shteteve, por edhe sipas saj mbajtjen gjallë të tensioneve në rajon, dhe shtoi se këto synime janë “sinkroni të plotë me interesat e Rusisë”.

Gjatë konferencës më 13 shtator, Vuçiç kërkoi që “të kthehemi te gjithçka që është arritur dhe përparuar në procesin e dialogut”, duke paralajmëruar se shteti i tij do të nisë një “fushatë diplomatike globale”, në mënyrë që të plotësohen këto kërkesa.

Adresimi i Vuçiçit u mbajt pas akuzave që ua ka bërë në vazhdimësi autoriteteve të Kosovës për “sulme ndaj serbëve” në veri të vendit, duke marrë shkas vendimet e fundit në atë pjesë.

Qeveria e Kosovës vlerëson se me veprimet e veta vetëm po synon të shtrijë sovranitetin në gjithë territorin e shtetit.

Autoritetet kosovare kanë mbyllur së fundmi disa institucioneve paralele serbe në veri, duke thënë se kanë cenuar kushtetutshmërinë e Kosovës, më pas disa degë të Bankës së Serbisë, me arsyetimin se kanë vepruar pa leje, dhe ka ndaluar dinarin serb për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Paratë e marra nga institucionet financiare serbe në veri të Kosovës gjatë aksionit policor më 20 maj 2024.

Faktori ndërkombëtar e ka kritikuar Kosovën për ato që i ka konsideruar veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri të vendit.

Kosova dhe Serbia dialogojnë prej vitit 2011 në Bruksel, nën ndërmjetësim të BE-së, kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar./ REL

Tags: kosoveSerbi

të fundit

Tirana e Dean Klafuriç ndalet nga Laçi, bardheblutë lëshojnë dy herë epërsinë

Tirana - LaçiAshtu sikurse në Shkodër, edhe miqësorja e zhvilluar në “Selman Stërmasi” mes Tiranës dhe Laçit është mbyllur me…

11 minutes ago

Si i ul BYD kostot e Atto 3, sipas analizës së ekspertëve japonezë

Për vite me radhë, makinat kineze janë perceptuar si produkte me kosto të ulët, por me vështirësi për të konkurruar…

12 minutes ago

WhatsApp prezanton “Scam Alert” për mbrojtje nga mashtrimet

WhatsApp po prezanton një veçori të re sigurie të quajtur “Scam Alert”, e cila përdor inteligjencën artificiale për të identifikuar…

13 minutes ago

Godox C100 sjell kamerën gjysmëtransparente me stil retro për rreth 40 euro

Godox C100 është një kamerë kompakte me një dizajn të pazakontë, e cila kombinon pamjen retro me një kasë gjysmëtransparente…

13 minutes ago

Mashtrimet online, Policia e Shtetit apel qytetarëve: Mos hapni linqet e dyshimta dhe mos ndani të dhënat

Policia e Shtetit ka lëshuar një njoftim zyrtar për qytetarët, duke bërë thirrje për vigjilencë dhe kujdes të shtuar ndaj…

14 minutes ago

Porositë masive të librave të përdorur ngrenë dyshime për trajnimin e inteligjencës artificiale

Diçka e pazakontë po ndodh në tregun e librave të përdorur. Gjatë muajve të fundit, librashitës të pavarur në vende…

14 minutes ago