Në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas, zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ishte pjesë e Panairit të Ndihmës Juridike Falas, një aktivitet i organizuar për t’i afruar qytetarët me informacionet dhe shërbimet juridike që ofrohen pa pagesë.
Gjatë këtij panairi, qytetarët patën rastin të marrin informacione dhe këshilla juridike falas nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe organizatat partnere, mes tyre Instituti i Kosovës për Drejtësi, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Social Housing and Property Rights in Kosovo (SHPRK), Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal, si edhe Programi për të Drejtat Civile në Kosovë.
None found
Duke theksuar rëndësinë që shërbimet juridike falas të jenë sa më pranë qytetarëve, Gërvalla u shpreh se aktivitete të tilla si Panairi i Ndihmës Juridike Falas u mundësojnë qytetarëve të njoftohen drejtpërdrejt për të drejtat dhe shërbimet që u takojnë, duke e bërë drejtësinë më afër dhe më të qasshme për të gjithë.
“Synimi ynë është t’i informojmë qytetarët edhe më shumë për mundësitë që kanë, sepse jo gjithkund dhe jo në çdo cep të Kosovës dihet se, kur ke nevojë për ndihmë juridike, atë mund ta marrësh edhe falas. E dimë se nuk është puna më e lehtë, pasi ju punoni me kategoritë më të cenueshme të shoqërisë sonë, mirëpo pikërisht për këtë puna dhe angazhimi juaj janë jashtëzakonisht të rëndësishme”, tha ajo.
Në dispozicion të qytetarëve ishte edhe Zyra Mobile Lëvizëse e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, e cila ofroi këshilla juridike dhe bëri referimin e rasteve për trajtim të mëtejmë profesional në zyrat rajonale.
Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…
Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…
Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…
Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka…