Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës dhe pjesëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, deklaroi se nuk e ka kundërshtuar kthimin e Vjosa Osmanit në radhët e partisë.
None found
Kur u pyet drejtpërdrejt nëse kishte qenë kundër këtij rikthimi, përgjigja e tij ishte e shkurtër: “jo”.
Megjithatë, në vazhdim të bisedës, kur u pyet nëse ky vendim kishte dhënë fryte, Muhaxheri u shpreh se rezultati zgjedhor nuk e dëshmoi një gjë të tillë. Ai shtoi se Vjosa Osmani mbetet një vlerë e madhe, edhe për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur gjatë ushtrimit të detyrës së presidente.
Lidhur me mundësinë që ajo të kandidojë për postin e kryetares së partisë, Muhaxheri theksoi se procesi do të jetë i hapur dhe se përgjigjen për këtë duhet ta japë vetë Osmani.
Një muaj më parë, dega e LDK-së në Pejë, nën drejtimin e Muhaxherit, i bëri thirrje kreut aktual, Lumir Abdixhiku, të japë dorëheqjen si një veprim moral pas rezultatit të dobët të partisë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Pas përfundimit të edicionit të Ligës së Kombeve, Përfaqësuesja e Kosovës tashmë e ka të qartë se në cilin nivel…
Revista amerikane “The Atlantic” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar se si kundërshtimi ndaj…
Nesër, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom,…
Një rast i mosrikthimit në institucionin e vuajtjes së dënimit është shënuar në burgun e Rrogozhinës. I dënuari Aurel (Artir)…
Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe. Pamjet e publikuara në sallën e gjyqit kanë zbuluar…