Arian Gashi, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), së bashku me anëtarët Arlinda Muqa, Visar Krasniqi dhe Milot Krasniqi, priti sot Zëvendëspërfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Milbert Domgjon Shin, dhe përfaqësues të Zyrës së UNMIK-ut.
None found
Bisedimet u zhvilluan në frymë bashkëpunimi dhe u përqendruan në situatën aktuale brenda sistemit prokurorial, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe vijimin e bashkërendimit ndërinstitucional me partnerët ndërkombëtarë.
Gjatë takimit, Gashi e informoi delegacionin e UNMIK-ut për përbërjen e re të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe për përmbylljen e procedurës së zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shtetit. Ai nënvizoi nevojën që institucionet e sistemit prokurorial të bëhen plotësisht funksionale.
Në kuadër të diskutimeve u trajtua edhe angazhimi i vazhdueshëm i KPK-së për të siguruar një sistem prokurorial gjithëpërfshirës, në të cilin përfaqësimi i drejtë i të gjitha komuniteteve mbetet ndër përparësitë institucionale. Gashi njoftoi se së shpejti do të hapet konkursi për pranimin e prokurorëve të rinj, me synimin që të avancohet përfaqësimi i tyre i drejtë në sistemin prokurorial të vendit.
Duke iu referuar bashkëpunimit ndërkombëtar, kryesuesi i KPK-së falënderoi UNMIK-un për përkrahjen e pandërprerë që i ka ofruar Kosovës ndër vite, veçanërisht në fushën e drejtësisë. Sipas tij, kjo mbështetje ka luajtur rol të rëndësishëm në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve të drejtësisë.
Gashi rikonfirmoi gjithashtu angazhimin e Këshillit Prokurorial për respektimin e detyrimeve dhe standardeve ndërkombëtare. Ai theksoi se, edhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, Kosova ka krijuar një kornizë ligjore të avancuar, ndërsa Këshilli do të vijojë punën për forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit përmes profesionalizmit, integritetit, paanësisë dhe llogaridhënies.
Milbert Domgjon Shin, Zëvendëspërfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, vlerësoi nga ana e tij rolin dhe veprimtarinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës në sigurimin e një sistemi prokurorial të pavarur dhe efikas. Ai deklaroi se UNMIK-u çmon angazhimin e Këshillit dhe punën e Prokurorit të Shtetit, duke shprehur bindjen se përgjegjësia institucionale dhe përkushtimi profesional do të mundësojnë vazhdimin e veprimeve që fuqizojnë sundimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë.
Në mbyllje, delegacioni i UNMIK-ut konfirmoi sërish gatishmërinë për të vijuar mbështetjen për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me qëllim çuarjen përpara të reformave dhe forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit në vend.
LIVE- Protesta zhvendoset para Kryeministrisë, hidhet molotov [...]Read More...
Jeremie Frimpong mund të largohet nga Liverpooli vetëm 18 muaj pas transferimit të tij në Anfield, pasi raportohet se klubi…
Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve [...]Read More...
Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë [...]Read More...
Mbrojtësi boshnjak, Aleksandar Jovicic, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Laçi – Partizani, të fituar 1 -…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë pretendon se kryeministri Hristijan Mickoski ka marrë vendimin për hyrjen e Alta Bankës në tregun maqedonas…