Categories: kosovë

Gashi dhe ambasadori Schuebel diskutojnë reformat në drejtësi dhe forcimin e sundimit të ligjit

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, dhe anëtari i këtij institucioni, Visar Krasniqi, zhvilluan të mërkurën një takim me ambasadorin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel.

Të lidhura

None found

Bashkëbisedimi u përqendrua te reformat në sistemin prokurorial, sundimi i ligjit dhe sfidat e rekomandimet e paraqitura në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian për Kosovën.

Gashi e falënderoi ambasadorin Schuebel për përkrahjen e vazhdueshme që Zyra e BE-së i ka dhënë sistemit prokurorial në Kosovë, veçanërisht në proceset reformuese dhe në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit.

Gjatë takimit, kryesuesi i KPK-së prezantoi punën dhe prioritetet e Këshillit, duke vënë theksin te rritja e efikasitetit dhe rezultateve të prokurorive, përmirësimi i performancës institucionale dhe fuqizimi i mekanizmave të llogaridhënies, në përputhje me mandatin dhe kompetencat ligjore të KPK-së.

Ambasadori Schuebel shprehu gatishmërinë për të vijuar mbështetjen ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës. Ai gjithashtu e informoi Gashin për një projekt të ri në fushën e drejtësisë.

Palët shqyrtuan edhe masat e ndërmarra nga KPK-ja për adresimin e sfidave dhe rekomandimeve të përfshira në Raportin e Progresit të BE-së për Kosovën.

Një temë e veçantë ishte përfshirja e komunitetit serb në sistemin prokurorial. Sipas KPK-së, të dyja palët u pajtuan se procesi i integrimit duhet të vijojë edhe në të ardhmen.

KPK-ja bëri të ditur se gjatë këtij viti ka realizuar një sërë angazhimesh të rëndësishme për konsolidimin dhe avancimin e sistemit prokurorial. Në mesin e tyre janë procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe avancimi i Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Informacionit dhe Lëndëve (SMIL), çështje këto të përmendura edhe në raportet e mëparshme të BE-së.

Gashi nënvizoi se rezultatet konkrete, reformat dhe masat e ndërmarra nga KPK-ja gjatë këtij viti duhet të pasqyrohen në mënyrë të plotë dhe objektive në raportin e ardhshëm të Bashkimit Evropian për Kosovën.

Në përmbyllje, përfaqësuesit e të dy institucioneve riafirmuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Ky bashkëpunim synon forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e besimit në institucionet e drejtësisë dhe mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Kosovës.

Në fund të takimit, Arian Gashi i dorëzoi ambasadorit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, një dhuratë simbolike.

të fundit

Fatjona Kasapi fiton ndaj Andrea Stojadinov në Grand Prix të Zagrebit

Fatjona Kasapi ka shënuar fitore të rëndësishme në Grand Prix të xhudos në Zagreb. Në xhiron e parë të kategorisë…

7 minutes ago

BIRN: Projektligji anti-SLAPP i qeverisë, një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i…

8 minutes ago

Pas fitores ndaj Finlandës, Armand Duka kërkon edhe një përpjekje kundër Bjellorusisë

Shqipëria mori fitore të pastër kundër Finlandës në stadiumin “Air Albania”, 2-0, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve në…

13 minutes ago

NATO anulon samitin e 2027-s në Shqipëri/ Rama e konfirmon nga Dublini! Reuters: Kundërshti nga administrata Trump për shpenzimet e ulëta në mbrojtje

Shqipëria nuk do të jetë mikpritëse e samitit të NATO-s në vitin 2027, pavarësisht planeve të mëparshme për organizimin e…

14 minutes ago

A third extramarital affair: more revelations in Nvidia’s Jensen Huang scandal

Zbulimet po zgjerohen në lidhje me ish-drejtorin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen për…

17 minutes ago

Çitaku responds to EU: Justice in The Hague and Kosovo’s European path go hand in hand

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kërkesa për drejtësi në procesin…

17 minutes ago