Categories: kosovë

Gara: Gërmimet në Kalludër pritet të mbyllen këtë javë, më pas nisin analizat e ADN-së

Gërmimet, vlerësimi dhe zhvarrosja e mbetjeve mortore në Kalludër të Zubin Potokut mund të përfundojnë brenda kësaj jave, ka deklaruar për RTK-në Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Të lidhura

None found

Sipas tij, kjo është java e katërt e punës në terren, ndërsa ekipet aktualisht janë të angazhuara në lokacionin e tretë të dyshuar si varrezë masive.

“Në kuptimin e gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore është çështje ditësh, në qoftë se jo sot, nesër, pra gjatë kësaj jave. Mirëpo, në kuptimin e përfundimit në tërësi si proces, pasi është faza e shqyrtimit të mbetjeve, pastaj është çështja e analizave të ADN-së, e cila është çështje e testimit në laborator që kryhet bashkë me partnerët ndërkombëtarë do të marrë pak kohë”, ka thënë Gara.

Ai ka sqaruar se, pasi të mbyllen operacionet në terren, mbetjet mortore do t’i nënshtrohen shqyrtimit dhe testimit gjenetik në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Gara ka theksuar se institucionet e Kosovës do t’u japin përparësi të gjitha veprimeve që janë në kompetencën e tyre dhe që mund të kryhen nga ekspertët vendorë.

“Por, ajo që është e rëndësishme, çdo gjë që është brenda mundësive, kompetencave dhe në duart e ekspertëve të institucioneve të Kosovës do të adresohet me prioritet dhe brenda afateve optimale”, është shprehur ai.

Dyshimet për praninë e mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë kanë bërë që gërmimet të zhvillohen në këtë pjesë të Zubin Potokut.

Në këtë zonë, disa javë më parë, u përcaktuan disa hapësira që dyshohej se mund të ishin varreza masive.

Pas përfundimit të analizave dhe identifikimit eventual të mbetjeve, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do t’i informojë familjet e viktimave, ka bërë të ditur Gara.

Familjet do të vendosin më pas për datën dhe vendin e rivarrimit, si dhe nëse dëshirojnë që të dhënat për këtë proces të bëhen publike.

të fundit

Kompany pritet të rikthehet në stolin e Bayern Munichut pas pushimit të kombëtareve

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, pritet të rikthehet në drejtimin e skuadrës pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar të futbollit.…

22 seconds ago

Raiffeisen Bank in Tirana robbed; suspect arrested a week later (NAME)

Policia e Tiranës, ka arrestuar këtë të hënë (9 nëntor) autorin e dyshuar të grabitjes së raiffeisen bank në zonën…

11 minutes ago

Tragedy in Crete: 20 migrants dead, two missing and 133 rescued

Të paktën 20 emigrantë kanë humbur jetën dhe 133 të tjerë janë shpëtuar në katër operacione të ndryshme në det,…

12 minutes ago

The US and Iran seek an agreement through discreet contacts amid high tensions

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po zhvillojnë kontakte diplomatike në mënyrë diskrete, në përpjekje për të shmangur një përshkallëzim të…

12 minutes ago

Endrit Nika’s retrial for the murder of an Argentine woman expected to continue

Gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara…

12 minutes ago

Grabiti Raiffeisen Bank në Tiranë, arrestohet pas një jave autori (EMRI)

Policia e Tiranës, ka arrestuar këtë të hënë (9 nëntor) autorin e dyshuar të grabitjes së raiffeisen bank në zonën…

14 minutes ago