Categories: kosovë

Gacaferi: PDK-ja po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja për të dobësuar Kurtin

Anëtari i Lëvizjes Guxo, Luan Gacaferi, ka komentuar krizën politike në Kosovë, duke e akuzuar opozitën se, përmes bllokimit të institucioneve, po krijon rrethana që mund ta çojnë vendin sërish në zgjedhje.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar pasojave të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Gacaferi ka thënë se opozita e bashkuar e kishte shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të 27 dhjetorit të po atij viti, me pritjen se përkrahja për Albin Kurtin do të binte nën 40 për qind.

Megjithatë, sipas tij, ky parashikim nuk u realizua, pasi Kurti arriti të marrë mbi 51 për qind të votave në zgjedhjet e dhjetorit.

“Më 27 dhjetor 2025 opozita e bashkuar e dërgoi vendin në zgjedhje me bllokadë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, me shpresën se do ta zbresin Albinin nën 40 për qind! Por dështuan turpshëm sepse Albini në dhjetor të 2025 i fitoi mbi 51 për qind!”, ka shkruar Gacaferi.

Ai ka rikthyer në vëmendje edhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës pas zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, duke e kritikuar këtë subjekt për vendimin dhe qasjen e ndjekur.

Gacaferi pretendon se LDK-ja hyri në atë proces me shpresën se rezultati i Kurtit do të ulej, ndërsa vetë do të siguronte më shumë se 25 për qind të votave.

“Më 7 qershor 2026, LDK e dërgoi vendin prapë në zgjedhje me bllokadën e saj, duke menduar se me Vjosa Osmanin, do e zbresin Albinin nën 40 për qind e LDK do kap mbi 25 për qind! Por prapë dështoi turpshëm LDK-ja”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, edhe pozicioni që PDK-ja po mban aktualisht mund të prodhojë një tjetër krizë dhe ta çojë Kosovën në zgjedhje gjatë muajit dhjetor.

Gacaferi ka vlerësuar se PDK-ja mund të llogarisë që zhvillimet lidhur me ish-presidentin Hashim Thaçi të ndikojnë në rezultatin e ardhshëm zgjedhor dhe të dobësojnë mbështetjen për Kurtin.

“Tani PDK me bllokadën e saj, do që prapë ta dërgojë vendin në zgjedhje në dhjetor të këtij viti, me shpresën se lirohet Hashim Thaçi nga burgu i Hagës, e kështu do ta zbresin Albinin nën 40 për qind! Por edhe PDK do të dështojë edhe më keq, me apo pa Hashimin!”, ka shkruar Gacaferi.

Në përmbyllje, ai ka thënë se rënia e mbështetjes së Kurtit nën 40 për qind mund të vijë vetëm nga vetë Kurti, duke argumentuar se forca e tij lidhet edhe me dobësinë e kundërshtarëve politikë.

“Albinin zbret nën 40 për qind, vetëm Albini dhe askush tjetër që ecën me dy këmbë mbi këtë tokë! Ndoshta edhe jo pse Albini është shumë i fortë, por opozita është shumë e dobët”, ka përfunduar Gacaferi.

të fundit

Professor Lush Susaj: Only students can heal Albania’s wounds; parents, come out and support your children! Let’s overthrow the system as in Serbia and Hungary

Profesor Lush Susaj, foli për News24 nga protesta e ditës së sotme para Ministrisë së Arsimit. Ai e sheh si…

19 seconds ago

Rama, resign!” / 15 days of revolt against the government, students arrive outside the Ministry of Education

Studentët kanë mbërritur para Ministrisë së Arsimit në ditën e 15-të të revoltës kundër qeverisë, duke vijuar marshimin me thirrjet…

46 seconds ago

Mickoski pas takimit me Haxhiun: Dialogu dhe bashkëpunimi rajonal ndihmojnë në rritjen e stabilitetit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.Në…

6 minutes ago

Profesor Lush Susaj: Plagët e Shqipërisë do i shërojnë vetëm studentët, prindër, dilni mbështesni fëmijët tuaj! Të përmbysim sistemin si në Serbi dhe Hungari

Profesor Lush Susaj, foli për News24 nga protesta e ditës së sotme para Ministrisë së Arsimit. Ai e sheh si…

14 minutes ago

Nga Luis Suarez te Patrick Vieira: 12 yje që nuk u renditën kurrë mes tre më të mirëve të Topit të Artë

Harry Kane sapo i ka shpëtuar një grupi çuditërisht të shquar. Përpara se të fitonte Topin e Artë 2026, ai…

21 minutes ago

Identifikohet personi që humbi jetën në vendin e punës në Istog

Një person ka humbur jetën sot në vendin e punës në fshatin Dubravë të Istogut, në rrethana që dyshohet se…

24 minutes ago