Categories: kosovë

Skenari i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Gacaferi tregon se kur mund të ndodhin

Pas përfundimit të procesit të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, forcat politike në Kosovë kanë filluar konsultimet për të shqyrtuar mundësitë për koalicione dhe për të përcaktuar rrugën drejt krijimit të institucioneve të ardhshme.

Të lidhura

None found

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi së fundmi bisedime me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Pas takimit me Kurtin, Hamza njoftoi se PDK do të vijojë të mbajë pozitën e saj si forcë opozitare në Kuvend, duke shtuar se do të jetë konstruktive në çështjet me rëndësi kombëtare.

Nga ana tjetër, pas bisedimeve me Abdixhikun, Kurti theksoi se diskutimet u zhvilluan në frymë bashkëpunimi, ku u prekën çështje të situatës politike, funksionimit institucional dhe afateve për themelimin e institucioneve. Ai konfirmoi se ende nuk ka një marrëveshje formale, por u shpreh me shpresë për vazhdimësinë e dialogut.

Megjithatë, Luan Gacaferi, përfaqësues i lëvizjes Guxo, është i bindur se opozita do ta shtyjë vendin drejt një raundi të ri zgjedhor.

Ai përjashton mundësinë e një marrëveshjeje me PDK-në dhe e konsideron të paqëndrueshme çdo marrëveshje eventuale me LDK-në, për shkak të përçarjeve të thella brenda këtij subjekti politik.

“Unë vazhdoj të besoj me bindje se opozita do të na çojë sërish në zgjedhje!”, deklaroi ai.

Ai shtoi se me PDK-në nuk ka dhe nuk do të ketë kurrfarë marrëveshjeje, pasi kjo parti mbetet e përqendruar në një strategji zgjedhjesh të njëpasnjëshme, me shpresën për të lodhur qytetarët dhe për ta ulur Lëvizjen Vetëvendosje nën 40 për qind të votave.

Gacaferi vuri në dukje se çdo marrëveshje mes Kurtit dhe LDK-së është e destinuar të dështojë, pasi tashmë është e qartë se LDK-ja është e fragmentuar në tri fraksione që veprojnë në mënyrë të pavarur, duke e bërë të pamundur zbatimin e çfarëdo marrëveshjeje që Kurti dhe Abdixhiku mund të arrijnë. Sipas tij, deputetët e dy fraksioneve të tjera nuk do të sigurojnë kuorumin e nevojshëm në Kuvend për zgjedhjen e presidentit, pavarësisht se kush do të jetë kandidati.

Ai argumentoi se këto dy grupe të tjera brenda LDK-së synojnë të shkaktojnë zgjedhje të parakohshme si një mënyrë për të shkarkuar Lumir Abdixhikun nga udhëheqja e partisë, duke parashikuar se Kosova mund të përballet me një tjetër proces elektoral gjatë vjeshtës ose dimrit të këtij viti.

“Prandaj, dy LDK-të e tjera kanë zgjedhur si strategji të çojnë vendin në zgjedhje, duke e ditur se Abdixhiku do t’i humbasë sërish dhe këtë e shohin si rrugën e vetme për ta hequr atë nga kryesia e LDK-së,” përfundoi Gacaferi për “Bota sot”.

të fundit

Partizani triumfon ndaj Drenicës në miqësore, Keko shënon dopietë para derbit me Tiranën

PartizaniPartizani ka mposhtur Drenicën, në ndeshjen e vlefshme në kuadrin e miqësores [...]Read More...

3 minutes ago

G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive naftë nga rezervat strategjike pas presionit amerikan

G7, e udhëhequr nga Franca, njoftoi lirimin e 100 milionë fuçive naftë bruto dhe dizel, pasi Trump kërcënoi me ndalimin…

11 minutes ago

Maqedonci dhe Anušić dakordohen për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të industrisë së mbrojtjes “EU 4 Defence Readiness –…

12 minutes ago

Shkup, arrestohet 33-vjeçari pas zbulimit të një bombe dore në banesën e tij

MPB Maqedoni njofton se dje (01.10.2026), në orën 19:35, në zonën e Gazi Babës në Shkup, nëpunës policorë të SPB…

20 minutes ago

Zjarr në afërsi të fshatit Rastak, përfshihet nga flakët bari i thatë

Një zjarr shpërtheu në një zonë të hapur poshtë fshatit Rastak, në kufirin midis territoreve nën juridiksionin e komunave Gazi…

20 minutes ago

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për përmbylljen e krijimit të institucioneve

Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Në njoftimin e kryeministrisë thuhet se ai…

23 minutes ago