Categories: kosovë

Fushë Kosovë: Dorëheqje dhe ndëshkime kërkon kryetari për stafin që mungoi në festën e 28 Nëntorit

Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, kërkoi të enjten dorëheqjen e drejtorit të gjimnazit “Hivzi Sylejmani” dhe ndërmarrjen e masave ndaj të gjithë personelit që nuk u paraqit në manifestimin e 28 Nëntorit.

Ai foli nga foltorja e ceremonisë së mbajtur në ambientet e shkollës dhe mungesën e drejtorit e të një pjese të stafit e cilësoi si një formë bojkoti të kësaj date të rëndësishme kombëtare.

Të lidhura

None found

Pjesëmarrja e ulët e mësimdhënësve nxiti pakënaqësinë e kryetarit, i cili vuri në dukje se në këtë aktivitet ishin të pranishëm veteranë e invalidë të luftës, raporton KosovaPress.

“Siç po e vëreni në këtë manifest, salla nuk është e mbushur plot. Konsideroj se gjithë kolektivi që gjendet në këtë shkollë, e që duhet të jetë një numër i caktuar, mospjesëmarrja e tyre është bojkot në këtë datë të madhe të historisë së popullit shqiptar. Nga kjo foltore kërkoj dorëheqjen e drejtorit të kësaj shkolle dhe vërejtje për gjithë personelin e kësaj shkolle… Këtu po shohim veteranë, po shohim invalidë të luftës që gjymtyrët i kanë lënë për këtë vend…. Mungesa e tyre, njerëzve të cilët ish dashtë që gjeneratave të ardhme te ua mësojnë historinë, mungesa e tyre është nënçmim për gjakun e derdhur”, ka thënë Prebreza.

Pas kësaj, ai i është drejtuar drejtorit komunal të Arsimit, duke i kërkuar që të marrë në dorë këtë çështje dhe të ndëshkojë personelin që mungoi në këtë manifestim.

“Dorëheqje mendoj se nuk mjafton, drejtorin e Drejtorisë së Arsimit po e shoh atje. Të lutem drejtor t’i marrësh përgjegjësitë dhe të gjitha masat për këto mungesa të paarsyeshme dhe të panevojshme, të cilat institucionin e komunës dhe gjithë të pranishmit këtu i kanë nënçmuar”, ka deklaruar ai.

Asnjë përgjigje publike nuk është dhënë ende nga drejtori i gjimnazit apo stafi i shkollës në lidhje me këto deklarata.

të fundit

Këmbimi valutor 28 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Ditën e sotme një dollar amerikan, blihet për 81.4 lekë dhe shitet për 82.4 lekë. Euro, blihet me 89.3 lekë…

6 minutes ago

114 vite nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Sot, 114 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i…

12 minutes ago

28 Nëntori, dita që përkujton Pavarësinë dhe bashkon shqiptarët kudo në botë

Sot në Shqipëri kujtohet Dita e Pavarësisë. Dita, kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë, më 28 nëntor të…

14 minutes ago

Sot protesta masive kundër qeverisë dhe Edi Ramës në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen për dorëheqjen e kryeministrit

Në Ditën e Pavarësisë, studentë, qytetarë dhe shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit pritet të mblidhen sot në Tiranë në…

22 minutes ago

Parashikimi i motit 28 Nëntor 2026/ Alarm për përmbytje! Priten reshje intensive shiu dhe dëborë

Ditën e sotme priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Berat, Korçë dhe…

29 minutes ago

Hodai: Sistemi i arsimit të lartë është alarmant, jepen diploma pa ndjekur asnjë ditë mësimi

Gjendja në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut është alarmante, ndërsa dyshimet serioze për marrjen e paligjshme të diplomave…

30 minutes ago