Një kompani këmbësorie e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore, si pjesë e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, u angazhua në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26”, të zhvilluar në Qendrën e Gatishmërisë Shumëkombëshe në Hohenfels të Gjermanisë.
None found
Gjatë këtij aktiviteti, njësia e FSK-së u përfshi në strukturën e Brigadës Ajrore 173 të Ushtrisë Amerikane, konkretisht në Batalionin 3-504 “Blue Devils”, bëhet e ditur në njoftimin për media.
Pas përfundimit të planifikimit, koordinimit dhe trajnimit përshtatës, pjesëtarët e FSK-së morën pjesë në disa lloje operacionesh në terren. Angazhimet përfshinë sigurimin në mbështetje të zbarkimit ajror të batalionit, patrullat luftarake dhe veprimet mbrojtëse.
Sipas njoftimit, ushtrimi “Saber Junction 26” i dha FSK-së mundësinë të avancojë aftësitë në komandim e kontroll, në planifikimin dhe zbatimin e operacioneve, si dhe të forcojë ndërveprueshmërinë me Ushtrinë Amerikane dhe forcat e shteteve partnere.
Përfshirja e kompanisë së FSK-së në një formacion shumëkombësh krijoi mundësi për vlerësimin e kapaciteteve të saj në një mjedis trajnues kompleks e dinamik, në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me njësitë partnere.
Angazhimin e kontingjentit gjatë “Observation Day” e ndoqën nga afër Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, Gjeneral Brigade Mehmet Lladrovci, dhe Rreshter Majori i KFT-së, Naim Smakolli. Vizita u zhvillua për të vëzhguar pjesëmarrjen, integrimin dhe performancën e pjesëtarëve të FSK-së në kuadër të ushtrimit.
Ushtrimet e një niveli të tillë ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e gatishmërisë operacionale, forcimin e profesionalizmit dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së për të vepruar së bashku me ushtritë partnere në operacione shumëkombëshe.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka zhvilluar një vizitë në Prishtinë, ku ka marrë pjesë në…
Parku Kombëtar i Shebenikut vijon të dëshmojë pasurinë e tij të jashtëzakonshme natyrore. Kamerat kurth të vendosura nga specialistët e…
Rrugët e Maqedonisë së Veriut kanë marrë 62 jetë njerëzish gjatë tetë muajve të parë të këtij viti. Edhe pse…
Rasti i nëntë anëtarëve të delegacionit zyrtar nga Somalia, të cilët u larguan nga akomodimi në Kosovë dhe nuk u…
Ish-kandidatja për deputete në Parlamentin e Serbisë nga radhët e “Koalicionit Shqiptar”, Amina Nuraj, ka rrëfyer një përvojë shqetësuese gjatë…
Hartimi i strategjisë për mbështetjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan në shkallë të parë…