Transformimi dhjetëvjeçar i Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri me kapacitete të plota pritet të përmbyllet në vitin 2028. Deri atëherë, FSK-ja synon të jetë një forcë moderne dhe profesionale, e gatshme të ushtrojë të gjitha kompetencat ligjore e kushtetuese për mbrojtjen e vendit.
Në 3-vjeçarin e fundit të këtij procesi, përparësi kanë forcimi i kapaciteteve ushtarake, shtimi i trupave dhe pajisja me armatim e teknologji moderne. Mes pajisjeve të vendosura së fundi në garazhet e FSK-së është edhe një flotë kamionësh ushtarakë të prodhimit gjerman. Forca disponon gjithashtu dronë, fluturake pa pilot dhe armatim tjetër modern.
None found
Modernizimi po shoqërohet edhe me shtimin e personelit. Javën e kaluar, mbi 500 ushtarë të rinj u betuan për t’i shërbyer atdheut dhe iu bashkuan FSK-së.
Ish-pjesëtarë të Forcës, sot anëtarë të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, vlerësojnë se transformimi po ecën në drejtimin e duhur. Ilir Qeriqi nga LVV-ja tha se kjo është faza më kritike e procesit, për shkak të kostos më të lartë dhe pajisjeve më specifike. Sipas tij, FSK-ja është dashur të ndjekë procedurat e parapara, ndërsa pritet të mbërrijnë Javelinët, radarët dhe pajisje të tjera më të shtrenjta që kërkojnë më shumë angazhim.
Rrahman Rama, deputet i PDK-së dhe anëtar i Komisionit, tha se modernizimi ende nuk ka përfunduar. Ai pret që pajisjet e premtuara dhe të planifikuara më herët t’i bashkohen Ushtrisë së Kosovës në vijim, në mënyrë që të përmbushen premtimet dhe kriteret e përcaktuara bashkë me partnerët.
Edhe Fadil Hadergjonaj nga LDK-ja, anëtar i Komisionit, e konsideron thelbësore përmbushjen e obligimeve të mbetura. Ai shprehu besimin se FSK-ja do ta përfundojë planin e tranzicionit në vitin 2028, do të shpallë kapacitetet e plota operacionale dhe do të marrë përgjegjësitë që i takojnë sipas Kushtetutës.
Përveç ndërtimit të kapaciteteve brenda vendit, FSK-ja është pjesë e angazhimeve ndërkombëtare për siguri dhe paqe. Pjesëmarrja e saj, krahas vendeve partnere, në misionin ndërkombëtar të stabilizimit në Gaza përbën një hap tjetër në zgjerimin e rolit të saj përtej kufijve të Kosovës.
Makinat e votimit nuk kanë qenë në gjendje të skanojnë mbi 250,000 fletëvotime në 332 vende votimi në më shumë…
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi se një koalicion mes partive të reja politike dhe përfaqësuesve të protestës mund…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk do të tërhiqet nga protestat kundër qeverisë së Edi…
Një shtetas italian 72-vjeçar është arrestuar në New Jersey nga agjentët e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave në SHBA (ICE),…
Një poster gjigant me mesazhe kërcënuese ndaj presidentit amerikan Donald Trump është vendosur në sheshin Enghelab të Teheranit, duke përshkallëzuar…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se analizat e reja të ADN-së nga zhvarrosjet në…