Categories: kosovë

FSK certifikon liderët e rinj luftarakë të përgatitur për sfidat e ardhshme

Pas përfundimit të programit të trajnimit, pjesëmarrësit e Kursit për Lider Luftarak “Gjenerata 26-2026” janë certifikuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Programi është hartuar për të përgatitur kuadro në nivelin e ekipit dhe skuadrës, duke i pajisur ata me aftësi për të përballuar situata të ndërlikuara operacionale dhe taktike.

Të lidhura

None found

Gjatë zhvillimit të kursit, pjesëmarrësit janë angazhuar në një proces intensiv trajnimi, ku kanë fituar njohuri teorike dhe kanë forcuar aftësitë praktike të nevojshme për ushtrimin e detyrave drejtuese.

Fokusi kryesor i programit ka qenë te lidershipi, vendimmarrja dhe menaxhimi, elemente të rëndësishme për përmbushjen e përgjegjësive në nivele të ndryshme komanduese.

Certifikimi përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional të pjesëmarrësve, të cilët tashmë janë të gatshëm të marrin përsipër përgjegjësi më të mëdha në kuadër të misionit të tyre.

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes vijon të përqendrohet në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe në përgatitjen e liderëve për sfidat që priten në të ardhmen.

të fundit

KSF certifies new combat leaders prepared for future challenges

Pjesëmarrësit e Kursit për Lider Luftarak “Gjenerata 26-2026” janë certifikuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, pas përfundimit të programit…

25 seconds ago

KLI urges the KPC to exercise caution in assessing Blerim Isufaj: The functioning of the SPRK must not be harmed

KPK mblidhet për punën e Kryeprokurorit Blerim Isufajt, IKD i paralajmëron: Mos e cenoni funksionalitetin e PSRK Instituti i Kosovës…

49 seconds ago

Protest in support of the liberators to be held tomorrow in Malmo

Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se nesër, më 3 tetor, në Malmo do të mbahet protestë në mbështetje të…

1 minute ago

Kurti: Women are a key factor in Kosovo’s development, peace and security

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare me temë “Partneritet për…

2 minutes ago

October love horoscope: Find out what the stars have in store for each sign?

Sezoni i lëvizjeve në prapavijë do t’i sjellë çdo shenje të zodiakut në një periudhë të trazuar. Gjithçka nis më…

5 minutes ago

Nelson Hysa sfidon Agit Kabayel para shqiptarëve: Më 28 nëntor do ta fitojmë titullin dhe më 29 do të festojmë

Agit Kabayel dhe Nelson HysaËshtë caktuar përballja në ring mes Nelson Hysës dhe Agit Kabayel, ndeshje e cila do të…

7 minutes ago