Categories: kosovë

Forcat shqiptare stërviten në Kosovë për sfidën ushtarake “Cambrian Patrol

Ushtarakët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, pjesë e Forcës Tokësore të Shqipërisë, po vazhdojnë përgatitjet për garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol”. Një prej etapave stërvitore është zhvilluar në Kosovë.

Të lidhura

None found

Forca Tokësore e Ushtrisë Shqiptare bëri të ditur se ky trajnim është kryer së bashku me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe personel britanik.

Stërvitja e përbashkët ka pasur si objektiv rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave, ndarjen e përvojave profesionale dhe përgatitjen e efektivëve për situatat që do të hasin gjatë konkurrimit.

Programi është përqendruar te përmirësimi i kapaciteteve taktike dhe profesionale, krahas rritjes së rezistencës fizike dhe mendore të pjesëmarrësve.

Gara “Cambrian Patrol” vlerësohet si një nga sfidat ndërkombëtare më të vështira në patrullimin ushtarak. Në edicionin e vitit 2025 morën pjesë ekipet e Shqipërisë dhe Kosovës. Skuadra shqiptare e Regjimentit të Këmbësorisë u përfshi mes njësive që u vlerësuan me medalje bronzi, kurse ekipi i FSK-së siguroi medaljen e argjendtë.

Edicioni i vitit 2026 i “Cambrian Patrol” do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, nga 2 deri më 13 tetor.

Për skuadrën shqiptare, faza përgatitore në Kosovë përbën një hap të rëndësishëm përpara pjesëmarrjes në këtë garë, ku ndër kriteret kryesore të vlerësimit përfshihen bashkëpunimi në ekip, zotësitë taktike dhe qëndrueshmëria fizike e mendore.

të fundit

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Kurtit dhe Bajramit: “Nuk jeni gjyqtare, por deputete

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përplasur me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, gjatë seancës së…

5 minutes ago

Medical student Klea Veli denounces decision of 11 professors who dismissed her from Academic Senate: They removed me only because I supported protesters!

Studentja e Mjekësisë, Klea Veli, ka reaguar publikisht pas vendimit të 11 profesorëve për largimin e saj nga Senati Akademik…

5 minutes ago

Kilaj pas lirimit nga Haga: Të lësh pas shokët që janë vetë historia e Kosovës nuk është aspak ndjenjë e mirë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ka thënë për KosovaPress se nuk është ndjenjë e mirë që është…

5 minutes ago

General strike paralyzes Italy on Friday, cancellations expected in transport and disruptions in education and health care

Italia pritet të përballet me një ditë të vështirë të premten, më 20 nëntor 2026, për shkak të një greve…

5 minutes ago

Historic euro decline, the European currency falls below 90 lek for the first time

Euro vijon të regjistrojë kuotime të dobëta në tregun valutor shqiptar. Sipas tabelës së kursit të këmbimit të publikuar këtë…

6 minutes ago

Çitaku announces launch of new legal initiative for the Specialized Chambers next week

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se është dakorduar me kryeministrin Albin Kurti…

6 minutes ago