Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar informacionet më të reja mbi situatën në vendkalimet kufitare të Kosovës.
None found
Sipas raportit të fundit, në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, për të hyrë në territorin kosovar, udhëtarët po presin deri në 40 minuta, ndërsa në Jarinjë, një tjetër pikë në veri, koha e pritjes është afërsisht e njëjtë, 35 deri në 40 minuta.
Në Muçibabë, pritjet për të hyrë janë gjithashtu 40 minuta, kurse për dalje nga vendi duhen rreth 30 minuta. Në anën tjetër, pika doganore e Vërmicës paraqitet më e shkarkuar, me vetëm 5 deri në 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë.
Në të gjitha pikat e tjera të kalimit, si në hyrje ashtu edhe në dalje, koha e pritjes nuk i kalon 3 deri në 5 minuta.
Të dhënat e mësipërme janë përditësuar sot në orën 17:52.
Një e re, pjesëmarrëse në protestën studentore, në një prononcim për gazetarin e News24, Klevin Muka, tha se ka qenë…
Një i moshuar, i veshur me kostum tradicional, i është bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Në një prononcim për…
Një djalë i mitur është bërë pjesë e protestës kombëtare studentore që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, ku studentëve…
Ditën e sotme, studentët kanë nisur protestën e radhës kombëtare përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Pas më shumë se…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të katërt të “Swiss Medical School”, të mbajtur…
Bullgaria nuk sheh nevojë për ndërmjetës në bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe konsideron se çështjet që lidhen me procesin…