Categories: kosovë

Fluks pushuesish drejt Shqipërisë, mbi 41 mijë hyrje në Morinë brenda 12 orëve

Gjatë 12 orëve të fundit, në pikën kufitare të Morinit janë regjistruar mbi 76 mijë e 700 shtetas që kanë hyrë ose kanë dalë nga vendi.

Të lidhura

None found

Të dhënat zyrtare tregojnë se në këtë interval kohor janë shënuar 41 mijë e 183 hyrje, ndërsa numri i daljeve ka arritur në 35 mijë e 584.

Ky është fluksi më i madh i lëvizjeve i evidentuar brenda një dite gjatë këtij viti, teksa sezoni turistik ndodhet në kulmin e tij.

Drejt Shqipërisë për pushimet verore po udhëtojnë pushues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe shtete të tjera të rajonit. Në shtimin e qarkullimit ka ndikuar gjithashtu ardhja e diasporës.

Megjithëse numri i udhëtarëve është i lartë, në Morinë nuk janë krijuar radhë. Pika kufitare është aktualisht në funksion me 12 sportele, ndërkohë që për shtetasit e Shqipërisë dhe të Kosovës vazhdon regjimi i lëvizjes së lirë.

Sipas pushuesve, formalitetet për kalimin e kufirit dhe drejtimi i automjeteve përgjatë rrugëve të vendit po kryhen në përputhje me standardet evropiane.

Shqipëria vijon të jetë ndër destinacionet e parapëlqyera nga turistët dhe emigrantët, jo vetëm për vijën bregdetare, por edhe për peizazhet natyrore dhe bukuritë e tjera që ofron.

të fundit

Angellov: Cilësia e ujit në Gostivar është përmirësuar ndjeshëm, por ndalesa për konsum mbetet në fuqi

Gjendja me ujin në qytetin e Gostivarit gradualisht po stabilizohet, dhe numri i baktereve është ulur ndjeshëm, por megjithatë uji…

2 minutes ago

Bamba Drissa kalon nga Bregu i Fildishtë te Sopoti në Kategorinë e Parë

Kategoria e ParëKlubi i Sopotit ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me portierin nga Bregu i Fildishtë, Bamba Drissa, e ku…

6 minutes ago

Incidenti me vezë ndaj Albin Kurtit raportohet nga mediat ndërkombëtare

Hedhja e vezëve në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, të shtunën në…

9 minutes ago

Zelensky Calls for More Air Defense Systems: The Missile Coming Toward Us Kills People

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve të përshpejtojnë mbështetjen për Ukrainën në fushën e mbrojtjes ajrore, ndërsa…

9 minutes ago

Murder of 20-Year-Old in Korçë, Residents: We Heard a Noise and Went Outside to See What Had Happened

Banorët e lagjes nr. 14 në Korçë kanë folur pas vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko, duke treguar momentet e para…

10 minutes ago

E ndoqi me automatik dhe vrau mikun e fëmijërisë, identifikohet autori i dyshuar që është në kërkim

Zbulohet emri i autorit të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko, ngjarje e rëndë e ndodhur sot në lagjen…

10 minutes ago