Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë është shënuar një numër i lartë hyrjesh, ndërsa mijëra qytetarë nga Kosova kanë marrë rrugën drejt bregdetit shqiptar dhe zonave turistike të vendit për fundjavë dhe pushime.
None found
Gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, për shkak të shtimit të automjeteve, në hyrje të Shqipërisë janë krijuar radhë. Fluksi i lartë lidhet me vikendin e parë të korrikut dhe me sezonin turistik.
Për menaxhimin e situatës, autoritetet në Pikën Kufitare të Morinës kanë aktivizuar të gjitha sportelet e kontrollit.
Për mjetet me targa të Kosovës po zbatohet procedura e kalimit pa kontrolle të hollësishme, në përputhje me marrëveshjet në fuqi. Ndërkohë, për automjetet me targa të huaja po ndiqen procedura të përshpejtuara, me synim shmangien e pritjeve dhe lehtësimin e qarkullimit.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, vetëm nga ora 05:00 deri në orën 09:00, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë kanë hyrë në territorin shqiptar 11.725 shtetas nga Kosova me 2.740 automjete.
Të dhënat e fundit tregojnë se, brenda 36 orëve, në hyrje të Shqipërisë janë regjistruar rreth 30 mijë udhëtarë dhe 136 autobusë.
Të ardhurat e siguruara përmes rrjeteve sociale pritet të jenë në fokus të një nisme të re fiskale të qeverisë…
Këtë të premte, një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.1 lekë. Euro, blihet me 90.6…
Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash,…
Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni me te plotësuar se kurrë…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot një konferencë të…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë të përbashkët…