kosovë

Fituan zgjedhjet në Tetor, komunat me shumicë serbe në veri tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – kanë votuar për t`u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës të enjten, pasi duan të jenë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend.

Ky vendim vjen pasi Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që mbështetet nga Serbia – e riktheu pushtetin në këto katër komuna pas zgjedhjeve lokale të tetorit.

Të lidhura

None found

Kryetarët e rinj nga kjo parti kishin paralajmëruar në fillim të dhjetorit se do t’i rishikonin vendimet e marra nga kryetarët e deriatëhershëm shqiptarë.

Ata paralajmëruan një “shqyrtim të hollësishëm të gjendjes së trashëguar juridike dhe financiare, në mënyrë që në periudhën e ardhshme të merren vendime në përputhje me ligjin dhe në interesin më të mirë të qytetarëve”.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, duke arsyetuar kërkesën për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, tha se kjo kurrë nuk ka qenë dëshirë e popullsisë serbe në këtë komunë dhe se bëhej fjalë për një “vendim politik”.

Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë nga maji i vitit 2023 deri në zgjedhjet e tetorit 2025, pasi përfaqësuesit e Listës Serbe kishin dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, si pjesë e nismës së përbashkët të serbëve për t’i braktisur institucionet e Kosovës në shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Nën udhëheqjen e kryetarëve shqiptarë, këto komuna iu bashkuan Asociacionit të Komunave të Kosovës verën e vitit 2023. Ky asociacion vepron si organizatë joqeveritare me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe mbrojtjes së interesave të anëtareve të saj.

Lista Serbe e kishte kundërshtuar asokohe anëtarësimin e komunave me shumicë serbe në të, duke vlerësuar se vendimi nuk ishte marrë “në dobi të qytetarëve dhe ishte i paligjshëm”.

Asokohe pati reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke vlerësuar se komunat me shumicë serbe duhet të ishin pjesë e një asociacioni të komunave me shumicë serbe, për themelimin e të cilit Kosova dhe Serbia u pajtuan disa herë gjatë dialogut të tyre nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kosova nuk ka bërë hapa për ta themeluar këtë asociacion, me gjithë trysninë nga bashkësia ndërkombëtare.

Gjatë qeverisjes së tyre në komunat me shumicë serbe, kryetarët shqiptarë gjithashtu morën në administrim objektet në pronësi të tyre ku funksiononin institucionet serbe, ndaluan ndërtimet që i quanin të jashtëligjshme të financuara nga Serbia, si dhe paralajmëruan rrënimin e vendbanimeve të ndërtuara pa leje.

Po ashtu, komuna e Mitrovicës së Veriut, verën e këtij viti, nënshkroi memorandum mirëkuptimi me komunën e Mitrovicës së Jugut, i cili parashikoi ndërtimin e urave mbi lumin Ibër për këmbësorë dhe automjete, gjë që u mbështet nga Qeveria e Kosovës.

Lista Serbe ka paralajmëruar se do të kërkojë rishikimin e të gjitha këtyre vendimeve.

Ligji për vetëqeverisjen lokale parasheh që, për një vendim ose akt tjetër të komunës që nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, mund të kërkohet rishqyrtim nga organi mbikëqyrës – në këtë rast Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ose institucione të tjera përgjegjëse të Qeverisë së Kosovës.

të fundit

Kur mund ta nisë mandatin kryeministri i ri nëse Keir Starmer largohet?

Nëse Keir Starmer vendos të japë dorëheqjen, çështja që shtrohet menjëherë është koha: në ç’moment do ta marrë detyrën pasardhësi…

1 minute ago

Protesta për largimin e Ramës, New York Times: Shqiptarët në revoltë kundër kastës politike, jo kundër Trump

Për më shumë se tre javë, protestuesit janë mbledhur paqësisht në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, nën përshëndetjet e amerikanëve që…

6 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet…

14 minutes ago

Gjermania pret me shqetësim lajmet për Schlotterbeckun, dëmtimi mund ta lërë jashtë gjithë Kupës së Botës

Kombëtarja e Gjermanisë është në ankth për gjendjen e Nico Schlotterbeck. Mbrojtësi qendror u detyrua të largohej nga fusha në…

2 hours ago

Gjermania pret me shqetësim lajmet për Schlotterbeckun, dëmtimi mund ta lërë jashtë gjithë Kupës së Botës

Kombëtarja e Gjermanisë është në ankth për gjendjen e Nico Schlotterbeck. Mbrojtësi qendror u detyrua të largohej nga fusha në…

2 hours ago

Egjipti përmbys Zelandën e Re me Mohamed Salah në qendër dhe arrin fitoren e parë historike në Kupën e Botës

Ndeshja e fundit e raundit të dytë në Grupin G të Kupës së Botës solli një moment historik për Egjiptin.…

3 hours ago