kosovë

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit në katër komuna në veri të Kosovës, pasi tha se nuk janë përmbushur kërkesat që e shtynë të largohet nga institucionet e vendit.

“Kjo e bën më se të qartë se Prishtina dhe Komisioni i saj Qendror i Zgjedhjeve po përpiqen që në mënyrë të njëanshme të organizojnë zgjedhje në veri të Kosovës dhe Metohisë, kundër vullnetit të qytetarëve, pa respektuar interesat legjitime të popullit serb”, thuhet në njoftimin e bërë nga kjo parti.

Të lidhura

None found

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës do të mbahen pasi kryetarët e komunave që ishin nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, sikurse edhe punëtorë tjerë të etnisë serbe që i lëshuan në mënyrë kolektive institucionet e Kosovës.

Ky veprim u ndërmor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të kryer procesin e riregjistrimit të targave serbe në targa të Kosovës, vendim i cili më pas u pezullua me një marrëveshje me Serbinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë, një tjetër kërkesë e Listës Serbe për t’u kthyer në institucionet e Kosovës është edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilën është rënë dakord në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Autoritetet e Kosovës deri tani e kanë refuzuar zbatimin e kësaj marrëveshjeje, duke e cilësuar të dëmshme dhe duke thënë se nuk mund të lejohet krijimi i bashkësive njëetnike.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare, vendosi kushtet në të cilat mund të formohet Asociacioni, disa prej të cilave kërkohet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash fillimisht ishin caktuar për datën 18 dhjetor të vitit 2022, por u shtynë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.

Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit, edhe atëherë refuzoi të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Që nga viti 2013, kur u formua, kjo parti ka marrë mbi 90 për qind të votave nga komuniteti serb në pothuajse të gjitha zgjedhjet e Kosovës.

Mirëpo, misioni vëzhgues i BE-së vazhdimisht ka konkluduar në raportet e tij pas zgjedhjeve se Lista Serbe “monopolizoi jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës” dhe se ishin regjistruar raste të frikësimit, dhe se votuesit ishin nën presion nga kandidatët dhe aktivistët e kësaj partie./REL/

Tags: lista sere

të fundit

Zhgënjimi i thellë i Mbappes pas humbjes me Spanjën: Ata ishin superiorë, ne nuk zbatuam planin tonë të lojës

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…

8 minutes ago

Deschamps pranon epërsinë e Spanjës, por vë në dyshim aftësitë e gjyqtarit për gjysmëfinalen

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…

1 hour ago

Kroos mbron Tuchelin pas përplasjes me Bellingham: Trajneri kishte plotësisht të drejtë

Deklaratat e Jude Bellingham pas fitores së Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 vazhdojnë të shkaktojnë…

2 hours ago

A e parashikoi Pedri finalen e Botërorit? Postimi misterioz në Instagram i një viti më parë u bë realitet

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultat 2-0 në gjysmëfinale, duke…

3 hours ago

De Paul u përgjigjet kritikëve: Argjentina në gjysmëfinale, rrugëtimi na kënaq

Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul, ka hedhur poshtë kritikat ndaj paraqitjeve të kampionëve të botës në Kupën e Botës…

3 hours ago

The cost of a job in education: From 5 to 10 thousand euros in bribes to become a teacher in Albania

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur…

3 hours ago