Inspektorati Mjedisor ka rrënuar sot pesë objekte pa leje, të ngritura në pronë publike pranë Liqenit të Radoniqit.
Njoftimin, të shoqëruar me pamje nga aksioni, e ka publikuar në Facebook ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli.
None found
Ajo ka theksuar se hapësirat natyrore dhe pronat publike do të mbrohen me vendosmëri, duke bërë të ditur se ndërhyrje të ngjashme do të organizohen edhe në të ardhmen.
Në postimin e saj të plotë, Pacolli shkroi:
“Pesë ndërtime të ngritura në pronë publike pranë Liqenit të Radoniqit janë shembur!
Inspektorati Mjedisor ka rrënuar sot pesë objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike te Liqeni i Radoniqit. Ne do t’i mbrojmë me vendosmëri pronat publike dhe hapësirat tona natyrore.
Aksione të këtij lloji do të vijojnë, me synimin që ligjshmëria të vendoset në çdo cep të Kosovës dhe të ruhen pronat ujore, burimet e ujit të pijshëm, si dhe natyra e bukur e Kosovës.
Uji përbën një pasuri që duhet ruajtur për qytetarët dhe brezat që do të vijnë.”
Një efektiv është plagosur me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës. Ngjarja është regjistruar pasditen e kësaj të…
Një delegacion i Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar (DDKG), në përbërje të presidentit Erhard Bühler dhe sekretarit të përgjithshëm Gazmend Rushiti, ka…
Jasir AsaniEsteghlal mposhti minomalisht 1-0 Al Shamal, ndeshje e vlefshme për raundin e 4-të të Champions League-s aziatike [...]Read More...
Harry Kane ka rrëfyer admirimin që kishte për futbollin spanjoll gjatë fëmijërisë, duke përmendur Real Madridin, Lionel Messin dhe Cristiano…
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka informuar se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ku…