Categories: kosovë

Fermerët protestojnë me traktorë para Ministrisë së Bujqësisë: Mos na lini pa bukë

Para Ministrisë së Bujqësisë, fermerët zhvilluan sot një protestë, duke kërkuar rifillimin e grumbullimit të qumështit, pasi prodhimi i tij është ndërprerë përkohësisht prej katër ditësh.

Të lidhura

None found

Protesta u mbajt duke filluar nga ora 13:00. Fermerët mbërritën me traktorë dhe mjete pune, ndërsa atmosfera u shoqërua nga zhurma e vazhdueshme e borive.

Gjatë tubimit, ata derdhën qumësht fillimisht në oborrin e ministrisë dhe më pas edhe në afërsi të institucionit.

Në momentin kur protestuesit tentuan t’i afroheshin më shumë ministrisë, pati disa përplasje verbale me zyrtarët policorë, por kjo nuk i ndali ata të lëviznin deri pranë objektit.

Në protestë u panë edhe pankarta me mbishkrimet: “Fermeri nuk është armiku”, “Mos prekni vendet e punës”, “Mos na leni pa bukë”, “Puna jonë, e drejta jonë” dhe të tjera.

Për arsyet e organizimit të protestës foli përfaqësuesi i Shoqatës së Qumështarëve, Fidan Krasniqi.

Krasniqi: Tash e një vit kërkojmë konkurrencë të barabartë

“Jemi mbledhur para Ministrisë së Bujqësisë ne si shoqatë e prodhuesve të qumështit në përkrahje të fermerëve tonë, anëtarësisë sonë, pikave grumbulluese, të gjithë akterëve, grupeve të interesit sepse ne jemi prodhues të këtij vendi dhe prodhojmë qumështin, për këtë vend, për këtë popullatë. Tash e një vit trokasim nëpër dyert e shtetit duke njoftuar ministritë përkatëse lidhur me gjendjen e krijuar në këtë sektor dhe duke kërkuar të merren masa që garantojnë investime dhe siguri të produkteve tona që të kemi konkurrencë të barabartë dhe jo importe me çmime të subvencionuara nga Serbia, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe e gjithë regjioni. Të gjithë ju jeni dëshmitarë të këtyre produkteve dhe na akuzoni neve pse ato produkte shiten nëpër raftet tona me çmime shumë të lira”, tha Krasniqi.

Një tjetër pjesëmarrës në protestë, Kushtrim Tigani, kërkoi publikimin e rezultateve që kanë të bëjnë me prezencën e qumështit pluhur.

Tigani: Ministria e Bujqësisë dhe AUV të dal me rezultate

“Ne si qumështore më e madhe në Kosovë e grumbullojmë mbi 50% të qumështit të Kosovës. Të gjithë këta bujq e sjellin qumështin te ne mbi 100 mijë litra në ditë. Disa ushtarë të Facebookut që po dalin dhe po e baltosin këtë fermer punëtor dhe gjithë ata fermerë të cilët e prodhojnë qumështin dhe e përpunojmë qumështin i bëj thirrje sa më parë ministrit të Bujqësisë, AUV-it të dalin me rezultate ato të cilat i kanë gjet për prezencën e qumështit pluhur, që nuk ka qumësht pluhur edhe këta e dinë që nuk ka qumësht pluhur, le të dalin me rezultat sa më parë edhe për analiza të qumështit “Vita” i duhen me javë me analiza me dal rezultati”, tha Tigani.

Pas përfundimit të protestës, protestuesit u larguan me mjetet e tyre. Ndërkohë, aktualisht po zhvillohet një takim mes fermerëve dhe Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa pas tij priten deklarime.

të fundit

Kuçi rendit 9 argumente: Pse Vuçiq s’mund të pretendojë se po kërkon “mbrojtje për serbët”

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Gurakuç Kuçi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke vlerësuar se…

11 minutes ago

Mucunski nga Katari: U rikonfirmua përkushtimi për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski u takua sot, në kuadër të vizitës…

12 minutes ago

Dhunoi të moshuarën në azil, dënohet me 2 vite e 3 muaj burg infermierja Aurona Pelaj

Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur fajtore Aurona Pelajn, ish-infermiere në një qendër kujdesi për të moshuarit, duke e dënuar…

17 minutes ago

Franca i drejtohet FIFA-s për të hequr kartonin e verdhë të Michael Olise pas ndeshjes me Paraguain

Federata Franceze e Futbollit i ka kërkuar FIFA-s anulimin e kartonit të verdhë të Michael Olise, të marrë në fitoren…

17 minutes ago

ERC decides to increase fuel prices in North Macedonia

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë…

20 minutes ago

New round of talks on the Electoral Code tomorrow, Gashi backs electronic voting for the diaspora

Koordinatorët e grupeve parlamentare nesër përsëri do të ulen në tryezë të përbashkët në përpjekje të re për të arritur…

20 minutes ago