Pas vendimit për mbylljen e Qumështores “Vita” në Istog, kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka reaguar duke thënë se ky hap ka ngritur shqetësim të madh për shkak të ndikimit që ka te fermerët dhe punëtorët.
Ai ka kërkuar që kjo qumështore të hapet menjëherë, në mënyrë që të shmanget dëmtimi i fermerëve, punëtorëve dhe ekonomisë lokale, ndërsa ka theksuar se çdo çështje tjetër duhet të trajtohet përmes institucioneve dhe me transparencë të plotë.
None found
Ferati ka bërë të ditur se Komuna e Istogut do të mbetet e vendosur në mbështetje të fermerëve, punëtorëve dhe prodhimit vendor, të cilat i konsideron ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të kësaj komune.
Postimi i plotë:
Një goditje e rëndë për ekonominë e komunës sonë
Sot është mbyllur qumështorja Vita, pas një aksioni të realizuar nga disa inspektorate.
Ky zhvillim ka sjellë shqetësim të madh në Komunën e Istogut, pasi prek drejtpërdrejt fermerët vendorë, qindra punëtorë dhe të gjithë zinxhirin e prodhimit të qumështit.
Vita renditet ndër kompanitë më të mëdha të industrisë së qumështit në Kosovë dhe është partneri kryesor për shumë fermerë të komunës sonë. Çdo ndalim i funksionimit të saj sjell pasoja të menjëhershme ekonomike për familjet që sigurojnë jetesën nga prodhimi dhe grumbullimi i qumështit.
Kombëtarja e SHBA-së ka marrë një motivim të pazakontë për vazhdimin e rrugëtimit në Kupën e Botës 2026. Nëse amerikanët…
Folarin Balogun u shndërrua në një nga emrat më të përfolur në SHBA pas fitores 2-0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës në Kupën…
Kur motori punon në gjendje boshe (në “ler”), pritet që të punojë qetë dhe në mënyrë të balancuar. Por çfarë…
Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për librin “The Albanian Files”, që…
Mijëra qytetarë kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës pas protestës së zhvilluar për disa orë para Kryeministrisë, ku u…
Kryeministri Edi Rama reagoi pas deklaratës së avokatit Dorian Matlija, i cili bëri të ditur se do t’i bashkohet protestës…