Një shtetas i Kosovës me inicialet F.S. është ndaluar në pikën kufitare të Merdares, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”. Lajmi u bë i ditur më 13.08.2026, në orën 11:06.
None found
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se arrestimi u realizua me urdhër të saj nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas veprimeve hetimore të zhvilluara nga institucionet kompetente.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
I arrestuari dyshohet se është Fehim Sali. Operacioni nën dyshimet për spiunazh është zhvilluar bashkërisht nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale.
Sipas RTK-së, dyshimet janë se Sali ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA), duke mbajtur gjithashtu kontakte me zyrtarin e këtij institucioni, Zelimir Matoviq.
Fehim Sali është arsimtar në shkollën serbe “9 Maji”, në Rapçë të Dragashit. Në të kaluarën, ai ka qenë i angazhuar edhe në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes.
Ndaj tij rëndojnë gjithashtu dyshime se ndërmjetësonte për prona dhe dokumente serbe, si dhe se ishte përfshirë në mbledhjen e votave për mbështetësit e Alleksandar Vuçiqit.
Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…
Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…
Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…
Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...
Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…
Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…