Categories: kosovë

Fatos Geci denoncon kërcënime për vrasje pas qëndrimit të tij për Gjykatën Speciale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka deklaruar se të dielën në mbrëmje është kërcënuar seriozisht, madje edhe me vrasje, për shkak të qëndrimit të tij politik mbi votimin e Gjykatës Speciale.

Të lidhura

None found

Pas incidentit, Geci iu drejtua Policisë së Kosovës, ku raportoi rastin dhe dorëzoi të dhënat që kishte për personin që dyshohet se e ka kërcënuar përmes telefonit, transmeton “Bota sot”.

Ai bëri të qartë se debatet dhe mospajtimet politike janë të pranueshme, por kërcënimet ndaj jetës nuk mund të justifikohen si pjesë e politikës.

Në reagimin e tij, Geci tha se, për shkak të bindjeve politike dhe qëndrimit për votimin e Gjykatës Speciale, rreth orës 20:00 ishte përballur me kërcënime për vrasje, si dhe me sharje e ofendime të vazhdueshme.

Deputeti njoftoi se pas daljes nga Policia e Kosovës, në departamentin për krime të rënda, kishte denoncuar ngjarjen dhe kishte dorëzuar çdo informacion në dispozicion lidhur me personin që e kishte kërcënuar.

Sipas tij, rasti tashmë ndodhet nën hetim, ndërsa ai pret që institucionet përgjegjëse të veprojnë në përputhje me ligjin.

Geci theksoi se njerëzit mund të kenë bindje të ndryshme, të debatojnë dhe të mos pajtohen, por kërcënimi për jetën nuk është pjesë e politikës.

Ai deklaroi se do të vijojë detyrën e deputetit dhe do t’u qëndrojë bindjeve të veta, pa u trembur nga kërcënimet. Në fund, shprehu keqardhje të thellë për vrasjen e djalit të dajës së tij dhe për të gjitha viktimat politike shqiptare gjatë dhe pas luftës.

të fundit

“Kufizohet raportimi mbi dosjet hetimore, goditet gazetaria e pavarur”/ BIRN: Drafti për Kodin e Procedurës Penale vendos regjimin e ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet…

1 minute ago

Kuvendi përballë votimit të ndryshimeve për Dhomat e Specializuara, ja çfarë pritet të ndodhë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, më 5 tetor 2026, seancë të jashtëzakonshme plenare, duke filluar nga ora 09:00.…

4 minutes ago

U-21 e Shqipërisë përballet sonte me Ukrainën në Hungari

Kombëtarja Shqipëtare U-21Kombëtarja shqiptare U-21 zbret sonte në fushë për ndeshjen miqësore përballë Ukrainës, e cila do të luhet në…

26 minutes ago

Rusia sulmon Ukrainën me 205 dronë gjatë natës, raportohen goditje në 13 zona

Rusia ka lëshuar 205 dronë në drejtim të Ukrainës gjatë një sulmi që nisi mbrëmjen e së dielës dhe vijoi…

26 minutes ago

Komisioni për Legjislacion jep dritën jeshile për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Komisioni për Legjislacion në mënyrë unanime ka miratuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të…

27 minutes ago

Hyundai zbulon Tucson-in e ri: më sportiv, më i avancuar dhe me motorë hibridë

Hyundai ka prezantuar gjeneratën e re të Tucson, të cilin e cilëson si SUV-in më “të guximshëm” që ka prodhuar…

29 minutes ago