Kryetari i GUXO-s, Faton Peci, reagoi pas deklaratave të ish-deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, lidhur me rrezikun e gjakderdhjes dhe pretendimet se protestuesit në sheshin e Prishtinës, natën e 6 tetorit, ishin të armatosur.
Në reagimin e tij, Peci kritikoi ata që, sipas tij, po mundohen të ushtrojnë trysni ndaj institucioneve të drejtësisë përmes daljeve televizive dhe të krijojnë paralele me çështje të tjera politike.
None found
Ai i përshkroi si kriminale veprimet e personave që, sipas tij, paralajmërojnë gjakderdhje, thonë se kanë qenë të armatosur deri në dhëmbë, shantazhojnë institucionet dhe kërcënojnë drejtpërdrejt të zgjedhurit e popullit. Peci pretendoi se përmes studiove televizive që i cilësoi të shitura ose të shitshme, synohet të krijohen kauza e të bëhet presion ndaj drejtësisë.
Peci tha se këta persona kërcënojnë se do të vrasin dhe përmendin se kanë bomba, por, nga frika e ndërhyrjes së mekanizmave të drejtësisë, përpiqen të bëjnë paralele me raste të tjera. Si shembull, ai përmendi pretendimin se një kryetar komune, ish-ministër, do të arrestohej sepse vëllai i një deputeti ishte në listën e fituesve të granteve, ndonëse nuk kishte përfituar asnjë cent.
Ai paralajmëroi se në ditët në vijim do të nxirrte sërish në pah krimin e organizuar, abuzimet me pronat dhe zhvatjet në sektorin e Bujqësisë, ashtu siç tha se kishte bërë gjatë gjithë kohës si ministër. Shtoi se do t’i paraqiste ata ashtu siç janë, lakuriq.
Peci tha se nuk ka asnjë konsideratë për ta dhe nuk i frikësohet. Si arsye më të rëndësishme për qëndrimin e tij përmendi dashurinë për Kosovën, të cilën e sheh jo si plaçkë, por si vend të shenjtë që nuk duhet vjedhur, blerë apo shitur.
Fisnik Asllani po vazhdon të lërë gjurmë me paraqitjet e tij te Hoffenheimi, por golat dhe kontributi individual nuk po…
Prodhuesi finlandez i makinerive bujqësore, Valtra, ka dërguar traktorin e tij në pistën e Formula 1 për të dëshmuar aftësitë…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Mirandolës, në provincën e Modenës, Itali, ku një çift të moshuarish është…
Gjatë protestës së sotme, e cila vijon prej orëve të mëngjesit, është vënë re një moment i veçantë mes protestuesve…
Një e re u lëndua gjatë protestës së sotme pasi u godit në kokë. Protestuesja u ndihmua fillimisht nga protestues…
Policia ka hedhur gurë në drejtim të studentëve gjatë protestës së sotme. Situata u përshkallëzua në Bulevardin Dëshmorët e Kombit…