Categories: kosovë

Familja konfirmon identifikimin e Idriz Rrecajt në varrezat masive të Zubin Potokut

Familja e Idriz Rrecajt njoftoi të dielën se ai është njëri prej tre personave të identifikuar përmes analizave të ADN-së, pasi mbetjet mortore u zhvarrosën nga varrezat masive në veri të Kosovës disa javë më parë.

Të lidhura

None found

Rrecaj, i shpallur “Hero i Kosovës” në vitin 2019, ishte veprimtar politik dhe pjesë e një grupi prej 23 shqiptarësh të njohur si “grupi i intelektualëve”, të cilët u zhdukën gjatë përshkallëzimit të luftës nga forcat serbe.

Djali i tij, Shpëtim Rreci, shkroi në Facebook se pas 27 vitesh pritjeje, dhimbjeje dhe pasigurie, institucionet konfirmuan identifikimin e babait të tij përmes laboratorit të ADN-së në Hagë. Ai shtoi se pyetjes “Ku është Idriz Rrecaj?” i erdhi fundi dhe se “gjaku nuk humb kurrë”.

Ky njoftim erdhi një ditë pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi se ishin identifikuar tri viktimat e para nga varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, të gjetura rreth dy muaj më parë.

Sipas Kurtit, raportet e ADN-së konfirmuan se tri viktimat bëjnë pjesë në “grupin e intelektualëve”, kryesisht banorë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat serbe më 19 prill 1999. Kryeministri nuk i përmendi emrat e tyre.

Radio Evropa e Lirë e kishte vizituar familjen e Idriz Rrecajt në Skenderaj në gusht, kur autoritetet kishin treguar se mbetjet e gjetura mund t’i përkisnin grupit ku bënte pjesë edhe ai.

Vajza e tij, Flora Rrecaj, i tha Radios Evropa e Lirë më 30 gusht se ajo dhe familjarët e tjerë e kishin kërkuar për 27 vjet nëpër lista burgjesh në Serbi, dëshmi, informata të paverifikuara dhe vende ku zbuloheshin herë pas here mbetje mortore. Ndërsa priste rezultatet e ADN-së, ajo përshkroi ndjenja të përziera dhimbjeje, shprese dhe frike, por theksoi se e vërteta është e domosdoshme dhe shumë e nevojshme.

Ende nuk dihet identiteti i dy viktimave të tjera. Varret masive u zbuluan në Zubin Potok pas një hetimi dyvjeçar për dyshime për krime lufte, dhe aty u gjetën mbetje mortore të së paku 23 personave.

Në fund të muajit të kaluar, autoritetet kosovare dërguan mostrat e mbetjeve në Hagë të Holandës. Kurti tha se Kosova pret edhe raportet e tjera të ADN-së “në ditët dhe javët në vijim”.

Prokuroria Speciale e Kosovës heton për këtë rast katër persona me iniciale J.R., M.J., R.K. dhe M.B., të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, të cilët ndodhen në paraburgim.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1,577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga periudha 1998-1999, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave të luftës është 12,230. Kosova i ka kërkuar vazhdimisht Serbisë bashkëpunim për të sqaruar fatin e personave të zhdukur dhe qasje në arkivat ushtarake që mund të ndihmojnë në gjetjen e varreve të mundshme.

të fundit

Grabitje në vilën e Eder Militaos gjatë El Clasicos, dëmi kap vlerën e mbi 350 mijë eurove

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La…

4 minutes ago

Dinamo Ferizaj shkarkon Leotrim Krasniqin pas pesë sfidave pa triumf

FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…

10 minutes ago

Rexhepi: Lufta ndaj armëve ilegale kërkon kontrolle më të forta dhe angazhim të vazhdueshëm

Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…

18 minutes ago

Frightening crash in Librazhd! Car ends up in a ravine 150 meters from the road, a p*stol is found near the vehicle

Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…

24 minutes ago

Falling water levels at Fierza reveal the ruins of Old Kukës

Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…

24 minutes ago

Head of Serbia’s Criminal Police arrested over alleged manipulation of investigations and mistreatment of protesters after student opposition victory

Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…

25 minutes ago